FITORJA

Opozita e lodhtë, përball Alban Hysenit pasiv në qeverisjen komunale

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Edhe pse nuk janë të kënaqur aspak me punën e Alban Hysenit, për shkak të dobësive menaxheriale dhe shumë projekteve të pa realizuara, ka qytetar që ende e shohin si kandidatin më serioz Alban Hysenin për mandatin e dytë. Qytetarët mendojnë se opozita është e lodhtë dhe pa joshje e reforma brenda saj. Lutfi Haziri është i harxhuar dhe pa risi dhe si i tillë fare nuk i duhet Gjilanit mendon Destani qytetar gjilanas.

Qeverisja lokale e udhëhequr nga Alban Hyseni ka vendnumëruar, duke mos ofruar as zhvillim e as realizim të premtimeve elektorale.

Madje Gjilani vlerësohet se asnjëherë nuk është ndodhur në pozitën, më të keqe të mundshme pikërisht për shkak të qeverisjes së dobët komunale.

Pavarësisht kësaj, ka ende qytetar që Alban Hysenin e shohin si favorit edhe në zgjedhjet e ardhshme pikërisht për shkak të opozitës së lodhtë dhe pa ndonjë risi për elektoratin.

Destani një qytetar gjilanas mendon se Alban Hyseni edhe pse është shumë pasiv sërish mund të dali fitues.
“Llogariteni sërish të jetë Lutfi Haziri kandidat, cila është dobia e një qytetari që ta votojë atë. Luta është i harxhuar dhe s`ka sjellur asnjë reformë në LDK, e lërë më jashtë saj. Thjeshtë Luta fare nuk i duhet Gjilanit, anipse Alban Hyseni po vazhdon me skandale e dobësi të theksuara, në qeverisje” mendon Destani.

FITORJA

Imria një tjetër qytetar mendon se opozita e tanishme është larg asaj, që duhet të jetë aktive në teren dhe e përkushtuar ndaj vetës.

“Këta të opozitës të vetmen luftë e kanë facebook-in ku edhe tregojnë përrallat dhe qejfet e tyre. Po i duan do konferenca të lodhta dhe do prezantime të kandidatëve të tyre, por janë të plogshtë në arenën politike. Opozita mund ta fitojë Gjilanin vetëm nëse ndërkohë Alban Hyseni bënë ndonjë skandal, ose i ngritët ndonjë aktakuzë, ndryshe fitoren e ka të sigurt” shprehet Imeri.

Zahidja një studente gjilanase thotë se Gjilani ende e ka mundësinë që ta propozojë kandidatë për kryetar profesorin universitar Flamur Hysenin.

“Vetëm Flamur Hyseni që mund të jetë kandidati që e rrezikon fitoren e Alban Hysenit. Paramendojeni kur të del Albin Kurti në stilin e Kim Yo Jongut dhe të thotë “Alban Hyseni i duhet Gjilanit edhe për një mandat dhe turma e VV kuptohet se çfarë mund të sakrifikojë për këtë kërkesë të liderit të tyre të shenjtë” shprehet me ironi Zahidja./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.