RCCOLA

Opozita e ka në pjatë momentin për rrëzimin e qeverisë “Haradinaj”

/ 8 minuta lexim
KKVITI

Analistë politikë dhe njohës të këtyre rrethanave, si edhe qytetarët vlerësojnë se është shansi më ideal për opozitën, që pas masës se arrestit të dy deputetëve të koalicionit qeverisës të ngrejë mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë “Haradinaj” dhe në këtë mënyrë ta çojë vendin në zgjedhje në mënyrë që ta pamundësojë edhe vazhdimin e mëtejmë të dialogut me Serbinë, që është në dëm të shtetit të Kosovës.

Hertica: Largimi i kësaj qeverie përmes Kuvendit është domosdoshmëri

“Vazhdimi i gjendjes së paralizës politike nuk e ndihmon as koalicionin qeverisës për të treguar suksese dhe as nuk e ndihmon opozitën, e cila ka dështuar që të sigurojë tri vota për ta nxjerrë vendin nga paraliza. Një gjendje e tillë e paralizës institucionale po i shkon më përshtati Serbisë, e cila përmes Listës Serbe e ka shkaktuar vetë këtë paralizë, për të cilën partitë e koalicionit qeverisës u treguan prepotente dhe injorante karshi paralajmërimeve të opinionistëve kosovarë”, thotë për gazetën “Kosova Sot” analisti Ymret Reshiti

Analistë politikë dhe njohës të këtyre rrethanave, si edhe qytetarët vlerësojnë se është shansi më ideal për opozitën, që pas masës se arrestit të dy deputetëve të koalicionit qeverisës të ngrejë mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë “Haradinaj” dhe në këtë mënyrë ta çojë vendin në zgjedhje në mënyrë që ta pamundësojë edhe vazhdimin e mëtejmë të dialogut me Serbinë, që është në dëm të shtetit të Kosovës.

Së këndejmi, analistët konsiderojnë se opozita nuk po e shfrytëzon këtë shans. Analisti politik Ymret Reshiti për gazetën “Kosova Sot” thotë se ka ose nuk ka Kosova qeveri funksionale, kjo i ngjan lojës së shahut. “Bilanci i betejës politike pozitë- opozitë është “remi”. Pozita nuk i ka numrat e mjaftueshëm në Kuvend për të realizuar agjendat e saja, ndërsa opozita nuk i ka numrat e mjaftueshëm të kalojë mocionin e shkarkimit të qeverisë. Realiteti politik në Kosovë është tejet konfuz dhe si rezultat kemi krizë politike. Kemi mosfunksionim të organit më të lartë politik dhe përfaqësues në vend Kuvendin e Kosovës dhe një qeveri që ministrat e një partie politike siç është Lista Serbe nuk merr pjesë në mbledhjen e qeverisë”, është shprehur Reshiti.

Numri prej 58 votave të opozitës nuk është i mjaftueshëm
Reshiti thotë se shqetësimet e shfaqura nga opinionistët se çfarë fati mund të ketë koalicioni qeverisës i pakicës tani veç janë të betonuara. “Institucionet kryesore të Kosovës tash e sa kohë janë peng i Listës Serbe. Lista Serbe është dëshmuar se është ‘Kali i Trojës’ në Kuvendin e Kosovës, të cilët fatkeqësisht shtetin e Kosovës e kanë sjellë në vdekje klinike, ku pyetja më e shpeshtë që parashtrohet është: A ka Kosova qeveri apo nuk ka? Para se të mendohet për shkarkimin e qeverisë duhet që pozita dhe opozita të merren vesh për 4 gjëra:1. Çështja e dialogut me Serbinë, Thaçit duhet t’i hiqet nga dora drejtimi i dialogut me Serbinë, nëse është nevoja edhe të shkarkohet nga posti presidentit. 2. Duhet të përmbyllet cikli i shndërrimit të FSKsë në ushtri. 3. Të kalojnë ligjet për reformën e administratës publikeligji për pagat e zyrtarëve publikë dhe nivelimi i pagave. 4. Të merren vesh për datën e zgjedhjeve të reja parlamentare”. Sipas Reshitit, vetëm pas këtyre veprimeve mund të mendohet për zgjedhje të reja. “Burgosja e deputetëve të koalicionit qeverisës nuk po ndikon në shtimin e numrave të deputetëve të opozitës për ta kaluar në Kuvend një mocion mosbesimi ndaj qeverisë. Numri prej 58 votave të opozitës nuk është i mjaftueshëm për një mocion të suksesshëm, prandaj duhet që kjo paralizë politike të tejkalohet me marrëveshje pozitë-opozitë”, është shprehur ai. Sipas Reshitit, vazhdimi i gjendjes së paralizës politike nuk e ndihmon as koalicionin qeverisës për të treguar suksese dhe as nuk e ndihmon opozitën, e cila ka dështuar që të sigurojë tri vota për ta nxjerrë vendin nga paraliza. “Një gjendje e tillë e paralizës institucionale po i shkon më përshtati Serbisë, e cila përmes Listës Serbe e ka shkaktuar vetë këtë paralizë, për të cilën partitë e koalicionit qeverisës u treguan prepotente dhe injorante karshi paralajmërimeve të opinionistëve kosovarë”, është shprehur ai.

Eco Higjiena

HERTICA:OPOZITA DUHET TË BASHKOHET NË NJË PLATFORMË POLITIKE
“Votat e opozitës tani besoj se janë të mjaftueshme, pas arrestimit të dy deputeteve të koalicionit. Këto vota tani janë të mjaftueshme që të kalojë mocioni në Kuvend, prandaj partia më e madhe opozitare duhet të synojë që t’i bindë edhe disa deputetë të koalicionit qeverisës, përkatësisht ata të që ta përkrahin iniciativën e tyre. Ani pse koalicioni qeverisës tashmë është duke funksionuar me vetëm minus 2 deputetë në Kuvendin e Kosovës, rrëzimi i Qeverisë nuk do të jetë mision i lehtë për t’u realizuar, këtë duhet ta dijë opozita, sepse brenda natës ndërron ligji për amnisti të deputetëve që ishin kërcënues të ligjit. Tani opozita duhet të bashkohet në një platformë politike, e cila do të ketë gjasa për rrëzimin e Qeverisë “Haradinaj”, por aty ndoshta nuk janë të interesuara të gjitha subjektet opozitare, sepse janë të mishëruar me krimin”, thekson analisti Ali Hertica për gazetën “Kosova Sot”.

Qytetarët: Opozita duhet ta shfrytëzojë rastin
Analisti Ali Hertica për gazetën “Kosova Sot” thotë se me iniciativë të deputetëve të opozitës, LDK, LVV dhe PSD, duhet të synojnë që nëpërmjet “xhokerit” të njëjtë ta rrëzojnë edhe qeverinë “Haradinaj”, pasi votat e opozitës tani janë të mjaftueshme për të kaluar mocionin e votëbesimit. “Largimi i kësaj qeverie përmes Kuvendit është domosdoshmëri edhe e kohës dhe e shtetit, meqë shteti tash e një kohë ka stagnuar, mbajtja e zgjedhjeve dhe rrjedhimisht rënia e qeverisë është domosdoshmëri. Veç analistëve politikë, edhe qytetarët e anketuar thonë se opozita duhet që doemos ta shfrytëzojë dënimin e dy deputetëve të koalicionit. Sipas tyre, pas masës së arrestit të dy deputetëve të koalicionit qeverisës është pikërisht tani shansi më ideal për opozitën që të ngritë mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë “Haradinaj” dhe që ta çojë vendin në zgjedhje me qëllimin që ta pamundësojë edhe vazhdimin e mëtejmë të dialogut me Serbinë, që është në dëm të shtetit të Kosovës.

Qytetari Ismet Bunjaku për gazetën “Kosova Sot” thotë se shansi për ta rrëzuar këtë qeveri nga ana e opozitës gjithmonë ekziston nëse opozita di ta bëjë këtë.”Mirëpo nga ajo që po shihet liderët e opozitës për inate personale si duket nuk po arrijnë që ta bëjnë një unitet e ta rrëzojnë këtë qeveri, ndonëse të gjitha partitë e opozitës e kanë një qëllim. Mbase po i presin zgjedhjet nacionale në mënyrë që ta arrijnë qëllimin që pretendojnë dhe që si dihet është rrëzimi i kësaj qeverie. Por nga mosuniteti i opozitës po zvarritet edhe kërkesa e opozitës për mocion ndaj qeverisë Haradinaj”. Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, qytetari Bunjanku thotë se për momentin mundemi të supozojmë se dialogu është në dëm të Kosovës.

Ndërsa qytetari tjetër nga Prishtina, Shaip Makolli, për gazetën “Kosova Sot” thekson se nuk ka asnjë dyshim se për opozitën që të bëjnë ndërrime në kreun e qeverisë mundësia më e mirë është tani.” Sepse fundja për ndryshime në mënyrën e qeverisjes së deritashme që ishte fatale për ekonominë dhe qytetarët tanë jemi që të gjithë. Por veçanërisht ky është një rast shumë i mirë për opozitën, ngase më kështu nuk shkon”. Sipas Makollit, ajo që duhet bërë tash është bashkimi i opozitës ose të bashkohet ose të shpartallohet, prandaj është më se i nevojshëm bashkimi i opozitës në mënyrë që Kuvendi dhe Qeveria të zhbëhen dhe të bien nga pushteti. “Ngase është më se e vërtetë se qytetarëve tanë me këtë formë të qeverisjes tash e 20 vjet u ka ardhur shpirti në maje të hundës dhe janë lodhur së tepërmi. Andaj është koha për ndryshime radikale në mënyrën e qeverisjes me vendin dhe këto ndryshime duhet bërë tash ose kurrë”, është shprehur ai.

(Kosova Sot)