UBT

Opozita e gatshme për zgjedhje të reja, kritika për qeverinë “Kurti”

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Tri subjektet opozitare, PDK, LDK dhe AAK, kanë shprehur gatishmërinë për të shkuar në zgjedhje të reja parlamentare.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, para mediave tha se qeverisë “Kurti” duhet ndërprerë mandati, pasi sipas tij po punon vetëm në dëm të interesave të qytetarëve.

“PDK-ja që nga qershori i vitit 2023 nuk voton asgjë në Kuvend për një arsye të vetme, sepse kërkojmë t’ia ndërpresim mandatin kësaj qeverie, që është kthyer në dëm të interesave të qytetarëve. Kosovës i është ndalë ora ndërkombëtare”, tha ai.

Gjithashtu, ai tha se PDK-ja nga qershori i vitit 2023 kërkon zgjedhje.

“Jemi të gatshëm t’ia shkurtojmë jetën kësaj qeverie”, tha ai.

Të gatshëm për zgjedhje u shprehën nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

United Hospital

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, tha se partia e tij është e gatshme çdoherë për zgjedhje.

“Sa u përket zgjedhjeve, LDK-ja është partia më serioze në Kosovë dhe jemi të gatshëm kurdo që të mbahen zgjedhjet të marrim pjesë”, deklaroi ai.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri theksoi se zgjedhjet do të mundë të shpallen në mesin e gushtit.

“Mesgushti është data kur munden me u shpallë zgjedhjet. Pra, zgjedhje do të ketë në janar, ose shkurt. E Albini ka qejf të mbahen në shkurt”, tha për media Tahiri.

Tahiri ka folur edhe për tri mundësi që vendi të shkojë në zgjedhje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.