Fundamenti

Opozita e dërgon Specialen në Kushtetuese!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, thotë se në koordinim me AAK-në dhe Nismën, do ta dërgojnë në Kushtetuese vendimin e Kuvendit për Specialen.“Në koordinim me dy subjektet e tjera opozitare, vendimin e Kuvendit për Specialen do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, meqë ishte i padrejtë dhe jokushtetues”, ka thënë ajo për Epoka e Re.

Haxhiu po ashtu është shprehur se themelimi i Gjykatës Speciale do ta dëmtojë Kosovën në aspektin ndërkombëtar, e njëkohësisht do të paraqesë një pasqyrë të shtrembëruar të shqiptarëve dhe UÇK-së – duke ua mveshur faturën e krimeve të kryera në luftë.

Uji Dea

Ajo ka thënë se Kosovës nuk i nevojitet kjo gjykatë e cila do ta bëjë persekutimin e shqiptarëve.