FITORJA

Opozita e bashkuar në kauzë, e ndarë në përdorimin e mjeteve

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Opozita në Kosovë është e bashkuar në kundërshtimin e marrëveshjes së Demarkacionit dhe ‘Zajednices’, por ajo që i ndan janë mjetet se si të kundërshtohen këto marrëveshje, të cilat eksponentët opozitarë i cilësojnë si të ‘dëmshme’.

Derisa nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se për ta parandaluar kthimin e marrëveshjeve në Kuvend, do ta përdorin edhe gazin lotsjellës, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës theksojnë se do t’i përdorin të gjitha mjetet institucionale për t’i penguar marrëveshjet.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka theksuar për Telegrafin se marrëveshja për ‘Zajednicen’ dhe ajo për demarkacionin – e cila, sipas saj, i falë mbi 8,200 hektarë Malit të Zi – ka vdekur më 1 shtator të vitit të kaluar.

Haxhiu ka thënë se e “gjithë kjo (mos kalimi i këtyre marrëveshjeve) është arritur falë angazhimit qytetar e opozitar, por po ashtu edhe kontributit të ekspertëve e profesorëve të kësaj fushe”.

“Po të kishim një Qeveri të qytetarëve, këtë marrëveshje tash do të duhej ta kthente në pikën zero. Ne kundërshtojmë fuqishëm zërat që flasin për rikthim të kësaj marrëveshjeje. Madje, Qeveria duhet ta dijë se çfarëdo tendence e rikthimit, do të tensionojë situatën në vend, sepse ne do të vazhdojmë konsistencën tonë në kundërshtim të kësaj marrëveshjeje, brenda dhe jashtë Kuvendit dhe për gjithçka që mund të ndodhë, do të mbahet përgjegjëse Qeveria e Isa Mustafës”, tha Haxhiu, për Telegrafin.

Haxhiu ka thënë se nuk e kanë ndërmend të ndalen së kundërshtuari dy marrëveshjet, të cilat kjo lëvizje i cilëson si të dëmshme.

FIDANISHTJA

“Nuk përjashtohen asnjëra prej formave kundërshtuese që i kemi përdorur deri tani, madje as gazi, duke e marrë parasysh efikasitetin e tij për ndaljen e asaj marrëveshjeje”, ka thënë ajo.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, ka theksuar se partia e tij deri më tani e ka vërtetuar se ka qëndruar e palëkundur në idenë e kundërshtimit të Demarkacionit dhe ‘Zajednices’.

Ai ka thënë për Telegrafin se “do t’i përdorim të gjitha mjetet kundërshtuese (institucionale), që janë në interes të qytetarëve të Kosovës”.

“Jam thellësisht i bindur që pjesa dërmuese e deputetëve të pozitës nuk do t’i përkrahin marrëveshjet e dëmshme, duke mos lënë kështu hapësirë, që kjo çështje e vërtetuar si shumë sensitive të radikalizohet”, ka theksuar Abrashi.

Ndryshe, në fillim të muajit shkurt, tri partitë opozitare VV, AAK dhe Nisma për Kosovën, kanë mbajtur një takim të iniciuar nga AAK-ja lidhur me mos respektimin e rezolutës për rrënimin e murit në veri, “bashkim” ky i cili vinte pas disa muajve pasi që ishin “prishur” raportet në mes partive opozitare.

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca kishte deklaruar se opozita vazhdon të jetë e bashkuar sa i përket temave nacionale. Ai ka thënë se në rast se është nevoja do të organizojnë edhe protesta edhe demonstrata varësisht nga rrethanat./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.