UBT

Opozita e bashkuar kundër Qeverisë së Isës, të ndarë rreth listës së përbashkët

/ 6 minuta lexim
KKVITI

Përderisa AAK nuk e përjashton mundësinë e garës së opizitës me një Listë të përbashkët, Vetëvendosje shpreson t’i fitojë zgjedhjet dhe të bëjë koalicion me Listën Serbe dhe me një fraksion të LDK-së.

Partitë e Bllokut Opozitar Vetëvendosje, AAK dhe Nisma të pakënaqur me pushtetin aktual kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, por ende nuk është e qartë nëse këto subjekte opozitare do të shkojnë në zgjedhje me një listë të përbashkët zgjedhore, për të dalë fituese kundrejt dy subjekteve më të mëdha në vend LDK dhe PDK.

Derisa AAK-ja nuk e përjashton mundësinë e garës si opozitë e bashkuar me një listë të vetme, Vetëvendosje duket sikur nuk e ka në mendje idenë e një liste të përbashkët.

Se bllokut opozitar nuk do të shkojë me një listë të përbashkët në zgjedhjet eventuale të parakohshme është shprehur edhe analisti Halil Matoshi .

Ndërkaq Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, nuk e përjashton mundësinë që në rast të zgjedhjeve të jashtëzakonshme opozita të dal në zgjedhje me një listë të përbashkët, megjithatë thotë ai për Botapress se deri tani nuk ka një vendim se si do të shkohet në zgjedhjet eventuale të parakohshme.

“AAK e ka si opcionale edhe mundësinë që të shkojë në një listë të përbashkët me dy partitë tjera opozitare, Vetëvendosjen dhe dhe Nismën. Por, deri me sot nuk ka një vendim se si do të shkohet në zgjedhjet eventuale, të parakohëshme”, deklaroi Nitaj për Botapress.

Sipas tij bashkëpunimi i deritashëm I bllokut opozitar ka qenë konstruktiv dhe kjo është një bazë e mirë për të shkuar me një listë të përbashkët në zgjedhje.

“Ne kemi qenë shumë konstruktiv dhe të suksesshëm në bashkëpunimin që kemi pasur për dy tema të caktuara, dhe për kundërshtimin e tyre. Mendoj që kemi funskionuar shumë mirë dhe kjo mund të jetë një bazë e mirë, që të jetë e mundshme edhe një listë e përbashkët. Por ajo duhet të negociohet, të dakordohet dhe nuk është edhe aq e thjeshtë”. Tha Nitaj. Ndrësa sa I përket dallimeve ndërmjet AAK-së dhe Vetëvendosjes si subjekte opozitare , Nitaj thotë se ne si subjekte politike jemi të ndara kemi veçoritë dhe dallimet tona, por lista e përbashkët në zgjedhje është e mudnshme nëse vlerësojmë se një lsitë e tillë do të bëjë ndryshime në vend.

“Ne jemi subjekte të ndara politike, i kemi veçoritë dhe dallimet tona. Por, nëse vlerësohet se një listë e përbashkët mund ta bëjë ndryshimin në këtë vend, atëherë mundësia për një listë të përbashkët është më e besueshme”, tha Nitaj.

Mobi Casa

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje në asnjë rast nuk ka lënë të hapur mundësinë e shkuarjes apo jo në zgjedhje me një listë të përbashkët si opozitë e bashkuar.

Botapress ka bërë përpjekje për të marrë deklaratë zyrtare nga Lëvizja Vetëvendosje për të konfirmuar qëndrimin e saj rreth listës së përbashkët, por nuk ka qenë e mundur.

Ndryshe, sekretari i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj ditë më parë në një intervistë mediale është deklaruar se në zgjedhjet e parakohshme Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë, kurse koalicionin qeverisë do ta bëjë me serbët dhe një fraksion të LDK-së.

Halil Matoshi, analist, mendon se opozita nuk do të garojë në zgjedhje me një listë unike, ndrësa thekson se opozita e bashkuar konceptualisht po dëshmohet e pa bashkuar.

“Opozita e bashkuar më në fund po dëshmohet e pa bashkuar konceptualisht. Ata i ka bashkuar intenca antiqeveri porse, në thelb nuk i kanë synimet e njëjta. AAK dhe Nisma, pretendojnë thjesht pushtetin, pa reformim të shoqërisë dhe etikës së pushtetit, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje mësyn revolucionin shoqëror, përkatësisht ndërrimin e sistemit. Tashmë po bëhet e qartë se vetëm një listë e bashkuar opozitare do ta mund të garonte që t’i fitojë zgjedhjet, mirëpo kjo mund të shpie tek integrimi në një listë zgjedhore i PDK-së dhe LDK-së, për t’i ruajtur pozicionet në shoqëri. Prandaj duket se opozita nuk do të garojë me një listë unike”, tha Matoshi.

I pyetur për dallimet ndërmjet Vetëvendosjes dhe AAK-së, Matoshi është shprehur se dy këto subjekte kanë dallime të thella konceptuale dhe ideologjike sa i përket dinamikave të pushtetit.

“Dallimet në mes të AAK-së dhe Vetëvendosjes , janë të thella dhe konceptuale, ideologjike dhe sa i përket dinamikave të pushtetit. VVja është instrument për ndryshimin e shoqërisë ndërsa AAK-ja pretendon që ta marrë pushtetin për ta ndryshuar etikën e pushtetit, pa i prek Institucionet e shtetit, përkatësisht duke respektuar Kushtetutën dhe rendi simbolik të saj!”, është shprehur Matoshi.

Duke u përgjigjur në pyetjen se cili subjekt opozitare do të dal fitues e cili humbës nëse këto subjekte do të garojnë me një listë të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme, Matoshi tha se lista e përbashkët e opozitës nuk do të nxirrte humbës e as fitues, por eventualisht do të detyronte Vetëvendosjen të moderohet në kushtet e demokracisë liberale.

“Lista e përbashkët opizitare nuk do të linte humbës ose fitues, mirëpo ajo eventualisht do ta detyronet Vetëvendosjen që të moderohet në kushtet e demokracisë liberale. Dallimet mes këtyre dy subjekteve janë edhe të rrafshit të raporteve të Kosovës me faktorin ndërkomëbtar, përkatëisht me Perëndimin e veçmas me SHBA-të. VV-ja insiton që të rishqyrtohen këto raporte përfshirë edhe kundërshtimin e neoliberalizmit, kurse AAK-ja mësyn konservimin e këtyre raporteve, duke ruajtuar marrëdhënie të ngushta dhe të pa çortueshme, sidomos me ShBA-të!”, tha Matoshi.