Opozita duhet të reformohet

Kuvendi i Kosovës në këto dy vite të kaluara nga analistët politikë po shihet si një nga legjislaturat më të zbehta për nga roli opozitar në funksion të mbikëqyrjes së Qeverisë, për të siguruar qeverisje më të mirë, transparente dhe në interesin e përditshëm publik.
Nuk ka këmbëngulje për trajtimin e temave serioze.
Analistët kritikojnë heshtjen dhe mosinsistimin e opozitës për hapjen e debateve të nxehta në Parlament, për dëmet qindra milionëshe që iu bënë për shumë vite qytetarëve nga monopolet e inkriminuara nga mafio-bizneset, mandej nga tenderomania pesëqind milionëshe gati për çdo vit, e cila pasuroi mafio-politikanët dhe korporatat e tyre mafioze, duke zhvatur në mënyrë të kundërligjshme asetet e shtetit, përmes mafio-bizneseve të kriminalizuara,raporton Gazeta Kosova Sot
Kuvendi i Kosovës në këto dy vite të kaluara nga analistët politikë po shihet si një nga legjislaturat më të zbehta për nga roli opozitar në funksion të mbikëqyrjes së Qeverisë, për të siguruar qeverisje më të mirë, transparente dhe në interesin e përditshëm publik. Është konstatim gati i njëzëshëm i analistëve, të cilët mendojnë se opozita ka humbur pothuajse krejtësisht terrenin opozitar në Parlament dhe, siç shihet, nuk dallon fare nga pozita në pushtet, sepse opozita nuk po insiston ndonjëherë as nuk po kërkon që të hapen debate të nxehta të keqpërdorimit të parasë publike nga ana e pozitës të abuzimit me paranë e shtetit dhe dëmet qindra milionëshe që iu bënë për shume vite qytetarëve nga monopolet e inkriminuara, nga mafio-bizneset, nga tenderomania pesëqind milionëshe gati për çdo vit, e që pasuroi mafio-politikanët dhe korporatat e tyre mafioze, nga zhvatja e kundërligjshme e aseteve të shtetit, përmes mafio-bizneseve të kriminalizuara. Ky devijim i rrugës së opozitarizmit të vërtetë, sipas analistëve politikë, krijon bindjen se edhe një pjesë e madhe e opozitës nuk është krejtësisht pa mëkate. Sipas analistit politik, Blerim Burjani, ky devijim i rolit opozitar në Kuvend dëshmon më së miri se sa i sinqertë është ky grupim politik dhe sa e ka seriozisht deklarimin publik për shtet të së drejtës, sundim të rendit dhe ligjit e zhvillim ekonomik pa krim dhe korrupsion.
Pozitë e opozitë ushqehen në një “grazhd”
Sipas Burjanit, pozita si opozita nuk dallojnë në kuptimin e keqpërdorimeve të bëra, andaj Kosova s’ka akoma një opozitë të pastër dhe pa probleme me rendin dhe ligjin. “Ideja e kësaj kaste politike është përfitimi, por aspak zbatimi i vullnetit të qytetarëve. Problemet po vijnë duke u shtuar me këtë kastë politike në pozitë dhe opozitë, prandaj po shihet që edhe qytetarët janë lodhur nga kjo kast politike dhe nuk po shohin ndonjë zgjidhje nga këta njerëz të shumtë përfitues, të cilët merren me privilegje për interesat e tyre të ngushta, jo me hallet e qytetarit”, tha Blerim Burjani.
Se legjislatura aktuale e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbetet gjatë në kujtesën e qytetarëve të vendit, si legjislatura më e dobët, më heterogjene dhe më e dëmshme për vendin e thotë edhe analisti Florim Zeqa.
Ai thotë se sidomos do të mbahet në mend opozita, e cila pothuajse ka dalë krejtësisht nga binarët e saj funksionalë duke u munduar që me veprime joserioze të bëjë politika të mëdha, por vetëm duke harruar rolin e saj primar në luftimin e fenomeneve negative, krimit dhe korrupsionit brenda institucioneve të shtetit. “Opozita në këtë mandat e ka humbur busullën orientuese dhe terrenin opozitar në Parlament,…pothuajse nuk dallon fare nga pozita në pushtet”, theksoi ai.
Zeqa kritikon heshtjen dhe mosinsistimin e opozitës për hapjen e debateve të nxehta në Parlament, që kanë të bëjnë me dëmet qindra milionëshe që iu bënë për shumë vite qytetarëve nga monopolet e inkriminuara nga mafio- bizneset, mandej nga tenderomania pesëqind milionëshe gati për do vit, e cila pasuroi mafiopolitikanët dhe korporatat e tyre mafioze, duke zhvatur në mënyrë të kundërligjshme asetet e shtetit, përmes mafio-bizneseve të kriminalizuara. “Opozita edhe pse e ç’akorduar, sikur të ishte e pastër dhe e pa përlyer dhe që nuk ushqehet në “grazhdin e krimit” dhe që synon pushtetin e pastër, do të kërkonte përherë debat për tema me interes për të gjithë qytetarët, do të kërkonte interpelanca për ministra të caktuar deri në largimin e tyre nga pushteti”, theksoi Zeqa./kosova sot/