KKVITI

Opozita do ratifikim të marrëveshjes, jo informim

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Subjektet politike opozitare e kanë kundërshtuar gatishmërinë e kryeministrit Isa Mustafa që të raportojë të enjten në Kuvend për marrëveshjet e arritura në Bruksel me palën serbe më 25 gusht. Ata thonë se raportimi i Mustafës është i pamjaftueshëm në krahasim me marrëveshjet e mëdha që janë bërë në Bruksel, prandaj opozita kërkon që marrëveshja të ratifikohet në Parlament, në mënyrë që të jetë e plotfuqishme.

Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, të hënën shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, duke e cilësuar si ta pamjaftueshëm informimin e Mustafës për marrëveshjet, ka thënë se mosdërgimi i marrëveshjeve për ratifikim në Kuvend paraqet anashkalim të Kuvendit. Ndërsa, ka bërë të ditur se në këtë seancë opozitarët do t’i shpjegojnë më gjerësisht kundërshtimet e tyre.

Mobi Casa

“Kryeministri po vjen vetëm të na i shpjegojë marrëveshjet të cilat i kanë arritur në Bruksel. Ne nuk jemi lexues të marrëveshjeve. Me këto procedura Qeveria po e përjashton Kuvendin. Në seancën e të enjtes do t’i sqarojmë edhe më shumë kundërshtimet tona”, ka thënë Konjufca./zeri/