UBT

Opozita: Demokracia ka marrë fund

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Liderët e tri partive opozitare i kanë shpallur përfundimisht të vdekura marrëveshjen për Asociacionin me Serbinë dhe marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, shkruan sot Koha Ditore.

Pas një takimi më shumë se dy orësh, të zhvilluar të dielën pasdite, drejtuesit e “Vetëvendosjes”, të AAK-së dhe të Nismës kanë thënë se pas “sulmit” në zyrat e VV-së ka marrë fund demokracia. Por në konferencën në të cilën gazetarët nuk u lejuan të bëjnë pyetje, ata nuk kanë treguar se cilat do të jenë veprimet e ardhshme.

“Dje ka ndodhur një ngjarje jo e mirë, jo e duhur. Janë sulmuar zyrat e punës, selia e një partie opozitare, veprim ky i paparë ndonjëherë. Demokracia më s’ka kuptim pasi mendimi ndryshe po shtypet me polici”, ka thënë kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai ka shtuar se me gjithë goditjen që morën nga Qeveria, opozita është e bashkuar dhe e fortë.

FIDANISHTJA

“Marrëveshjet tashmë janë anuluar nga qytetarët dhe Qeveria përkundër arsenalit nuk mund t’i ngjallë këto marrëveshje”, ka thënë kryetari i “Vetëvendosjes” Visar Ymeri.
Kurse Fatmir Limaj ka deklaruar se duke parë pjesëmarrjen masive në manifestimin e opozitës, “nga nervozizmi dhe tmerri përfundimisht pushteti e shfrenoi veten, duke shtypur dhe burgosur opozitarët”.

Një ditë pas protestës së opozitës, e cila përfundoi e qetë, por përshkallëzoi kur policia shkoi në zyrat e “Vetëvendosjes” për ta arrestuar deputetin Albin Kurti, kanë reaguar krerët institucionalë, si dhe përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë.

http://koha.net/?id=27&l=86616

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.