FITORJA

Opozita: Buxheti i vitit 2014 i krizës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Buxheti i vitit 2014 është buxhet i krizës dhe i stagnimit ekonomik dhe jo i zhvillimit, thonë zyrtarë të opozitës. Sipas tyre rritja e premtuar e pagave për vitin e ardhshëm nuk mund të jetë më shumë se 10 për qind, ndonëse fondi është për 48 milionë euro më i lartë se ai i këtij viti. Analistët ekonomikë shprehen skeptikë edhe sa i përket rritjes ekonomike.

Zyrtarë të partive opozitare në Kosovë kritikojnë qeverinë sa i përket projekt-buxhetit të vitit 2014. Hikmete Bajrami, zyrtare e LDK-së, njëherësh anëtare e Komisionit për buxhet dhe financa, thotë se ky buxhet i propozuar nga qeveria, parashikohet të jetë pothuajse sa buxheti i vitit 2013, që sipas saj paraqet ngecje, dhe nuk garanton kurrfarë zhvillimi ekonomik.

”Derisa buxheti i vitit 2013 ka qenë 1 miliard e 585 milionë euro, buxheti për vitin 2014 i parashikuar, është vetëm për 5 milionë më i madh, do të thotë kemi një rritje shumë minore e cila nuk është e barabartë as me normën e inflacionit që kemi pasë gjatë vitit 2013. Do të thosha që është buxhet i krizës, nuk ka shuam dallime prej buxheteve tjera, është e njëjta politikë”.

Edhe Haki Shatri ekspert i ekonomisë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, thotë se buxheti i vitit 2014 parashihet të ketë një rritje shumë të vogël krahasuar me buxhetin e këtij viti, që nuk garanton përmirësim të gjendjes socio-ekonomike në Kosovë. Ndonëse fondi i pagave për vitin e ardhshëm është 435 milionë euro, me një rritje prej 48 milionësh krahasuar me fondin e këtij viti, Shatri thotë se rritja e pagave mund të jetë shumë e ultë.

Uji Dea

“Kur merret parasysh edhe shtimi i numrit të shërbyesve civilë, ose themelimi i ndonjë institucioni të ri, atëherë del se rritja nominale, pra në numër të pagave nuk mund të jetë më e madhe se 10 për qind, sipas këtij dokumenti të dorëzuar në Kuvend”.

Kurse Ibrahim Rexhepi, drejtor i organizatës STRASS thotë se rritja e vogël e buxhetit e përcjell edhe normën e zhvillimit ekonomik, që sipas tij, vështirë do të mund të arrijë normën e parashikuar prej 4.6 për qind.

“Te buxheti nuk parashihet dicka e veçantë, në energjetikë, bujqësi apo sektorët tjerë të infrastrukturës, prandaj për mua ky 4 për qindëshi është diskutabil, ndonëse një të tillë e ka projektuar edhe FMN-ja”.

Projektbuxheti i vitit 2014 i miratuar javën e kaluar nga qeveria është prej 1 miliardë e 590 milionë euro, kurse të hyrat parashihen prej 1 miliard e 458 milionë euro. Ky dokument pritet të diskutohet edhe në komisionet përkatëse, dhe të miratohet në Kuvend deri më 31 dhjetor të këtij viti./rtk/Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.