Mobi Casa

Opozita bojkoton Kuvendin, por jo pagat

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputetët opozitarë do të marrin pagën bazë prej 1488 euro, pa meditje edhe pse kanë vendosur që ta bojkotojnë punën e legjislativit. Opozitarët nuk po duan të dorëzojnë mandatin, duke ia lënë mundësinë vetes që të kthehen pas gjashtë muajve sipas afateve ligjore.

Partia e Ramush Haradinajt, AAK-ja, tashmë ka vendosur për bojkotimin e Kuvendit deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja. Ndërsa, “Vetëvendosja” e “Nisma” ende janë në dilemë nëse do ta bëjnë një gjë të tillë apo jo. Por, pavarësisht kësaj, ata do të vazhdojnë të marrin pagën prej deputeti edhe në gjashtë muajt e ardhshëm, ani pse nuk do të shkojnë asnjë ditë pune në Kuvend. Megjithatë, bojkotimi i punës së organit më të lartë ligjvënës ka vënë në siklet opozitën e bashkuar meqë nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët nëse duhet apo jo ta bëjnë një bojkotim të tillë.

Mobi Casa

Deputetët gjashtë muaj marrin pagën

Në bazë të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, deputetët marrin pagën edhe nëse nuk marrin pjesë në punën e organit ligjvënës për gjashtë muaj rresht. Sipas Rregullores, pas gjashtë muaj mospjesëmarrjeje në punën e Kuvendit, atëherë deputeti humb mandatin nëse nuk arrin që ta argumentojë mungesën e tij. “Neni 25, paragrafi E: Nëse në periudhën gjashtëmujore deputeti nuk merr pjesë në asnjë mbledhje të Kuvendit, nëse deputeti nuk ia dëshmon faktet bindëse për çështjen kryetarit të Kuvendit, kryetari e kërkon rekomandimin e Komisionit për Mandat, Imunitet dhe Rregullore. Pas rekomandimit të Komisionit kryetari ia propozon Kuvendit pushimin e funksionit të deputetit. Kuvendi vendos për çështjen në mbledhje të radhës”, thuhet në Rregulloren e Punës së Kuvendit. Por, se deputetët do të paguhen edhe pse nuk do ta bëjnë asnjë punë e konfirmon edhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi. “Po, do të paguhen”, ka thënë shkurt Krasniqi për “Zërin”. Mirëpo, ai ka thënë se kjo mund të zgjasë vetëm gjashtë muaj, ashtu siç rregullohet edhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.