Mobi Casa

Opozita: Bllok-tarifa do të kundërshtohet me mekanizma ligjor

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Të tri partitë opozitare në vend, PDK, LDK dhe AAK, kanë lëshuar sallën e kuvendit, pasi nuk patën vota të mjaftueshme që ta votojnë rezolutën që kundërshtonte rritjen e çmimit të energjisë në vend.

Pas lëshimit të sallës, të tri partitë mbajtën konferencë për media, ku ripërsëritën qëndrimet e tyre, teksa thanë se bllok-tarifat sapo të hyjnë në fuqi do të kundërshtohen me mekanizma ligjor.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, akuzoi kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, se është bërë bashkë me ZRRE-n që ta implementojnë një bllok-tarif që sipas tij, është e papërballueshme për jetën e qytetarëve të Kosovës.

të ndryshme të qytetarëve për të kundërshtuar sepse kjo e bën të pamundshme jetën në Kosovë”.

“Kjo mazhorancë e dha një mesazh të qartë se këtu ka një koordinim të plotë mes Kurtit, ZRRE-s dhe grupit parlamentar të VV-së. Këto tri institucione janë bërë bashkë që ta implementojnë një bllok-tarif që është e papërballueshme për jetën e qytetarëve të Kosovës”.

“Duket qartë se mazhoranca është pro rritjes së çmimit të energjisë elektrike me tarifa të papërballueshme, ndërsa nga sot e tutje ne duhet t’i provojmë të gjitha mekanizmat tonë ligjor, kushtetues, juridik e çkado tjetër për të përballuar një gjë të tillë”,ka thënë Tahiri, njofton Klankosova.

Mobi Casa

Qëndrim të njëjtë shprehu edhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i cili tha se veprimet e opozitës janë të ligjshme për të parandaluar një të keqe, që sipas tij, po i pret qytetarët e Kosovës, pa asnjë shpjegim ose mundësi për të kërkuar alternativa efikase që ta përballojnë këtë gjendje.

Më tej, ai tha se qeveria e tanishme e ka edhe mbështetjen e Listës Serbe, dhe se nuk mund të bëhen pjesë e një loje të tillë.

“Ne nuk mund të bëhemi pjesë e kësaj loje përkundër numrave që i kanë të plotë, e edhe mbështetjen që e kanë nga Lista Serbe, ju e patë që në raportin e djeshëm, katër komunat veriore përjashtohen nga kjo rritje dhe kjo është fytyra e vërtetë e kësaj qeverie”, ka thënë Zemaj, njofton Klankosova.tv.

Kurse, Besnik Tahiri, i bëri thirrje kryeministrit Kurti që sipas tij, të mos ik prej përgjegjësisë, duke thënë se çdo i dyti shqiptar e ka votuar VV-në dhe mos-marrja pjesë në votim, e dështoi rezolutën që sipas tij, në rastin më të keq e kishte ndihmuar qeverinë e ZRRE-n të mos rritën çmimet.

“Secili shqiptar i dytë e ka votuar VV-në dhe mos-marrja pjesë në votim, realisht e dështoi rezolutën, që në rastin më të keq e kishte ndihmuar edhe ZRRE-n edhe qeverinë të mos rriten çmimet e energjisë, sepse rezoluta është vetëm rekomanduese”.

“Albin Kurti, populli të ka votuar për të krijuar zgjidhje, mos ik prej përgjegjësisë. Besimi është i shenjtë, por është vështirë ta mbash. Mos krijo zgjidhje duke rënduar qytetarin e Kosovës, por zgjidhje duke ia lehtësuar dhe përballur me një krizë të jashtëzakonshme”, ka thënë Tahiri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.