Mobi Casa

Opozita bën thirrje që çështja e targave të jetë në koordinim me ndërkombëtarët: Mos të veprohet me kryeneçësi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i kanë bërë thirrje kryeministri Albin Kurti që çdo vendim për targat e serbëve të merret në koordinim më ndërkombëtarët.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku në një prononcim për Ekonomia Online tha se është përgjegjësi e kryeministrit Albin Kurti që marrëveshjet dhe zbatueshmëria e tyre të jetë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare.

Madje sipas saj, çdo vendim duhet të shkojnë në favor Republikës së Kosovës.“Ne si parti opozitare kemi dhënë qëndrimin tonë është përgjegjësi e Kurtit që të gjitha këto marrëveshje edhe zbatueshmërin e këtyre proceseve duhet ta bëjë në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare sepse fal tyre sot jemi këtu dhe si duke qasja e kryeministrit Kurti karshi aleatëve tanë nuk është e mirë. Ai duhet të marr vendime që i shkojnë në favor Republikës së Kosovës”, tha ajo.

Mobi Casa

Deputeti i opozitës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, u shpreh se gjitha politikat duhet të jenë të koordinuar me ndërkombëtarët dhe se sipas tij, duhet të veprohet në interesat e vendit e jo sipas kryeneçësisë individuale.

Ai shtoi se vendi është para të gjithave jo vendimet e qeveritarëve, raporton EO.“Kosova është fryt i kontributit vendor dhe kontributit ndërkombëtarë, mendoj që politika vendore duhet të jetë e koordinuar me miqtë tanë, nuk ka vend për kryeneçësi ne duhet të veprojmë në konform interesave të vendit pa marrë parasysh kryeneçësi individuale”.“Kryeministri është përgjegjës për organizimin e jetës në vend, ai ka marrë përgjegjësi ai ka një plan organizativ, ka kontakte shumë të shpeshta dhe e din ku i kemi punët. Nuk është në interes të vendit që të kemi veprim kryeneçe për interesa individuale, pra vendi është para të gjithave jo vendimet”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.