RCCOLA

Opozita bëhet gati për zgjedhje

/ 2 minuta lexim

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, i kontaktuar nga gazeta, tha se pavarësisht që në gjithë këtë mjegull dhe krizë artificiale, sipas tij, të imponuar nga sjelljet joserioze të opozitës, që po qesin kushte të papranueshme, duke përmendur edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme, koalicioni qeverisës nuk i merr aspak serioze kërkesat e tilla dhe nuk ka aspak nevojë që qytetarët, votuesit e cilitdo subjekt politik, të alarmohen për mundësinë e shkuarjes së shpejt të vendit në zgjedhje të reja

Viti i Ri mund t’i japë fund Qeverisë PDK-LDK

Koalicioni, i painteresuar të dalë në vota

Eco Higjiena

Zyrtarët e partive në pushtet, ndonëse nuk e mbështesin opsionin e zgjedhjeve, nuk e fshehin faktin se duhet të jenë në gatishmëri për një gjë të tillë. Ndërsa, partitë e opozitës e pranojnë hapur se po punojnë në terren, sepse zgjedhjet duket se janë të pashmangshme

Pavarësisht situatës së ndërlikuar politike në vend dhe thellimit të krizës në Kuvendin e Kosovës, koalicioni duket i pashqetësuar për mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të reja, nëse nuk ka dialog dhe kompromis për çështjet e adresuara nga opozita e bashkuar.

Sekretari i përgjithshëm i PDK-së, Basri Musmurati, i kontaktuar nga gazeta, tha se pavarësisht që në gjithë këtë mjegull dhe krizë artificiale, sipas tij, të imponuar nga sjelljet joserioze të opozitës, që po qesin kushte të papranueshme, duke përmendur edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme, koalicioni qeverisës nuk i merr aspak serioze kërkesat e tilla dhe nuk ka aspak nevojë që qytetarët, votuesit e cilitdo subjekt politik, të alarmohen për mundësinë e shkuarjes së shpejt të vendit në zgjedhje të reja. “Duhet të jemi shumë të sinqertë dhe ta pranojmë faktin se kishim një sukses mjaft të rëndësishëm të kësaj Qeverie dhe të këtij spektri politik në këtë vit të parë të mandatit qeverisës. Qytetarët, por edhe opozita e di se me sa sukses u përmbyll procesi i MSA-së. Tani kemi pritje reale edhe shumë optimiste për liberalizimin e vizave, një përgjigje finale që po presim të kemi për lajm të mirë në fillim të vitit që vjen”, thotë Musmurati./kosova sot/