UBT

Opozita bashkohet në një front

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Oferta e liderit të “Nismës”, Fatmir Limaj, për të krijuar një front opozitar kundër Qeverisë tashmë ka gjetur mbështetjen e dy subjekteve tjera opozitare, AAK-së dhe “Vetëvendosjes”, ndërsa ende nuk është konfirmuar mbështetja nga shoqëria civile.

Madje tri subjektet opozitare, LVV-ja, AAK-ja dhe “Nisma”, konsiderojnë se koalicioni qeverisës PDK-LDK është duke i shkaktuar dëme të mëdha Kosovës, prandaj, sipas tyre, vendin e shpëton vetëm rrëzimi i Qeverisë.

Kreu i “Nismës”, Fatmir Limaj, ka thënë se zhvillimet e fundit tregojnë se gjendja në Kosovë nuk ka qenë më e keqe asnjëherë që nga paslufta.

Eco Higjiena

Shteti, sipas tij, po rrënohet për çdo ditë, prandaj sipas Limajt duke qenë para një situate të tillë, “ të gjithë duhet të bashkohen për ta ndalur këtë të keqe që po i bëhet Kosovës”.

“Ndalja e rrënimit të mëtutjeshëm të shtetit tonë është e mundshme vetëm përmes një fronti të përbashkët opozitar. Me këtë front opozitar nënkuptoj jo vetëm partitë opozitare, por edhe shoqërinë civile, intelektualë, studentë, punëtorë, të papunë dhe të gjithë ata të cilët dëshirojnë të angazhohen për të ndalur rrënimin e shtetit para syve tanë”, ka shkruar Limaj në profilin e tij në “Facebook”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.