FIDANISHTJA

Opozita atakon në dy pika amendamentin për Specialen

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Prishtine – Do të kontestohet të martën (sot) procedura e miratimit, por edhe përmbajtja e amendamentit kushtetues të miratuar javën e shkuar në Kuvend, me të cilin krijohet baza ligjore për themelimin e Gjykatës Speciale. Opozita do ta bëjë këtë, duke kërkuar nga Gjykata Kushtetuese ta rrëzojë amendamentin.

I njëjti amendament ishte hedhur në votim edhe më përpara, por nuk kishte siguruar dy të tretat e votave të deputetëve, sa janë të nevojshme për të bërë ndryshime kushtetuese. Pas kësaj, Qeveria e pati riproceduar në Kuvend amendamentin. Ndryshe nga siç kërkon procedura, ai qe hedhur në votim pa u dërguar paraprakisht në Kushtetuese, me arsyetimin se për përmbajtjen e tij njëherë ishte deklaruar Gjykata.

Por, opozita insiston se në këtë rast është shkelur procedura kushtetuese. Prandaj, tri deputete që u përkasin subjekteve opozitare, të martën në orën 11, kërkesën për rrëzimin e amendamentit do ta deponojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Eco Higjiena

Albulena Haxhiu, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetare e Komisionit Parlamentar për Legjislacion, i prin iniciativës. Konsulta paraprake për përmbajtjen e kërkesës ka zhvilluar edhe me deputeten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, dhe me atë të Nismës për Kosovë, Valdete Bajrami.

http://koha.net/?id=27&l=70162

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.