Uji Dea

Opozita ankohet: Shkaku i numrave s’po kemi ndikim në vendimmarrje

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Opozita në Kosovë po thotë se për shkak të numrave të vogël të deputetëve që kanë në Kuvendin e Kosovës, ata nuk po munden që të kenë ndikim në vendimmarrje.

Valentina Bunjaku nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka thënë për Ekonomia Online se parti si është konstruktive dhe se janë duke e dhënë kontributin e tyre përmes mediave dhe Parlamentit.“Me këta deputet që jemi ne si opozitarë sigurisht që po e japim fjalën tonë në Kuvend dhe unë dhe kolegët i kemi sektorët e ndarë dhe në përgjithësi jemi opozitë konstruktive dhe besoj shumë që kontributi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvend nuk është duke munguar, kjo është LDK-ja e vërtet dhe krejt kontributin tonë po e japim përmes deklarimeve tonë përmes mediave dhe përmes Parlamentit të Republikës”, tha ajo.

Bunjaku po ashtu u shpreh se LDK-ja bashkëpunon me partitë tjera opozitare aty ku e shohin që është interes i qytetarëve.

“Nuk do të thotë që gjithmonë jemi së bashku, LDK-ja ka qëndrimet e veta por nuk do të thotë që nuk bashkëpunojmë me partitë e tjera opozitare kur e shohim që është interes i qytetarëve të Kosovës”, tha ajo.

FIDANISHTJA

Shemsedin Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) tha se opozita ka numra të limituar dhe që zëri i tyre deri më sot pak po zë vend në realizimet e plan-programit të Qeverisë, raporton EO.

“Opozita ka numra të limituar brenda, pozita është me numra solid kështu që zëri i opozitës deri më sot pak po zë vend në realizimet e plan programit të tyre, deri më sot as një propozim i opozitës nuk ka zënë vend dhe mbështetje nga ana e opozitës dhe nuk ka depërtuar më tutje”, tha ai.

Dreshaj shtoi se si parti bashkëpunojnë me partitë tjera opozitare por që në numër janë të limituar dhe se mundësia e ndikimit tek pozita është e vogël.“Unë mendoj se në segmentin e opozitarizmit partitë opozitare janë të bashkuara, ju i keni parë edhe në diskutime edhe në votime pra jemi bashkë, por praktikisht numrat tanë janë të vegjël të limituar dhe mundësia e ndikimit në vendimmarrje në pozitë është e vogël”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.