FIDANISHTJA

Opinioni e ka keqkuptuar këngën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja Loreta Kaçka apo siç e njohin të gjithë si Lori sapo ka plasuar këngën më të re të titulluar “Kalle mjeshtër”, për të cilën këngë ajo ka marrë opinione të ndryshme.

“Kënga titullohet ‘Kalle mjeshtër’, ku unë kam pasur si qëllim t’i drejtohem violinistit meqë kënga kryesisht përmban vijën melodike me violinë. Mirëpo si duket opinioni e ka keqkuptuar këngën dhe sapo kam plasuar atë më kanë thënë se po i këndoj mjeshtrit apo thënë më mirë punonjësit të ndërtimit. Por me të dëgjuar këngën vërehet qartë se kënga i referohet instrumentistëve të muzikës”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Kënga është e përgatitur nga Florent Boshnjaku, ndërkaq instrumentist në këngë dhe klip janë Besniku dhe Astriti. Videoklipi është përgatitur nga “Urban Graphiks”, ndërsa kënga trajton një tematikë dashurie. “Kënga i referohet dashurisë, bëhet fjalë për dy të dashuruar të cilët janë në gjendje të bëjnë çmos për njëri-tjetrin. Por ajo që mund t’u them është se kënga nuk ka të bëjë me jetën time private”, thotë ajo.

FITORJA

Kënga “Kalle mjeshtër” është pjesë e albumit “live” të cilën Lori e editoi muaj më parë. Albumi është në formë të potpurish dhe arsyeja përse Lori e ka realizuar në këtë formë kanë qenë angazhimet e shumta që i ka gjatë këtij viti nëpër dasma e ahengje të ndryshme muzikore. Ndërkaq sa i përket pushimeve verore, Lori ka planifikuar që kah fundi i muajit shtator t’i bëjë disa ditë pushimi në Shqipëri dhe në Itali.

“Për shkak të angazhimeve të mëdha që i kam gjatë këtij muaji, nuk kam mundur as të bëjë qoftë edhe një ditë të vetme pushim, mirëpo shpresoj që kah fundi i muajit shtator ku dhe do të shënoj përfundimin e sezonit veror, të bëjë pak pushim në Shqipëri dhe tek familja ime në Itali”, shprehet në fund ajo./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.