GRANDEMALL

Operacioni policor “Rrjeta” ndal zhurmën në lokalet hoteliere në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Falë punës preventive që janë duke bërë njësitet sektoriale nga stacioni Policor i Gjilanit, ditëve të fundit në vazhdimësi është duke u implementuar plani Operativ “Rrjeta”dhe deri më tani ndaj dy lokaleve hoteliere janë shqiptuar fletë paraqitje për Gjykatë për tejkalim të nivelit të zërit dhe zhurmës që dëgjohet në orë të vona të natës tha Ismet Hashani.

Gjatë sezonit veror në Rajonin e Gjilanit vërehet një rritje e numrit të lëvizjeve si dhe frekuentimi ma i shtuar nëpër rrugë me vetura po ashtu edhe organizimet dhe ahengjet e ndryshme familjare.

“Policia e Kosovës ka pranuar disa ankesa, se disa nga lokalet hoteliere në pika të ndryshme në qytet nuk e respektojnë orarin e punës dhe zëri i lartë i muzikës që dëgjohet nga këto lokale edhe në orë të vona të natës është pengesë serioze për banorët që jetojnë për rreth” ka thënë Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

UBT

Falë punës preventive që janë duke bërë njësitet sektoriale nga stacioni Policor i Gjilanit, ditëve të fundit në vazhdimësi është duke u implementuar plani Operativ “Rrjeta”dhe deri më tani ndaj dy lokaleve hoteliere janë shqiptuar fletë paraqitje për Gjykatë për tejkalim të nivelit të zërit dhe zhurmës që dëgjohet në orë të vona të natës tha Ismet Hashani.

Sipas Hashanit bashkë me njësitet sektoriale të policisë, mbrëmë kanë dalë edhe Inspektorët përkatës Komunal, dhe në vazhdimësi do të kërkohet që të respektohet ligji mbi orarin e punës dhe mos të pengohet me zhurmë gjatë orëve të natës.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e zbatimit të Planit Operativë “Rrjeta”, në bashkëpunim të ngushtë me faktorët tjerë relevantë të Komunës së Gjilanit dhe të qyteteve tjera të Rajonit tonë do të jetë shumë e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe krijimit të ambientit të qetë dhe të sigurtë për gjithë qytetarët e saj” tha Hashani. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.