Fundamenti

Operacioni policor “Matrikula” vë në pranga dhjetë (10) persona të dyshuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Pas hetimeve intensive disa mujore, sot më datën 09. 11.2016. duke filluar nga ora 08:00, Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, të asistuar nga njësitet patrulluese të stacioneve përkatëse policore, Dogana dhe AUV-i, ka ndërmarrë një operacion të gjerë të bastisjeve në tetë lokacione të ndryshme të Regjionit të Gjilanit, Ferizajt dhe Prizrenit.

Gjatë bastisjes janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale 54 kafshë (gjedhe dhe lopë) që dyshohen se janë të kontrabanduara përmes rrugëve ilegale, kryesisht nga Serbia dhe Maqedonia, qindra matrikula, pasaporta dhe dokumente tjera që dyshohen se janë të falsifikuara e që kanë shërbyer për kontrabandimin e kafshëve. Po ashtu janë sekuestruar edhe dy armë, një revole dhe një pushkë gjuetie.

Me veprimet e tilla të kundërligjshme, duke ju shmangur zhdoganimit, kontrabanduesit kanë dëmtuar buxhetin e shtetit dhe kanë rrezikuar ndjeshëm shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës pasi që kafshët e kontrabanduara nuk janë kontrolluar nga autoritetet kompetente shëndetësore.

Mobi Casa

Pas realizimit të bastisjeve janë arrestuar në cilësi të personave të dyshuar; H. SH; A. B; A.A; D.R; I.H; A.P; M.H; N.H; Z. Z. dhe M H të cilët dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, të organizuar dhe në bashkëpunim kanë kryer disa vepra penale që kryesisht ndërlidhen me krim të organizuar, kontrabandim me mallëra, falsifikim të dokumenteve, legalizim i përmbajtjes së rreme, tregti e ndaluar, posedim i pa autorizuar i armëve dhe municionit etj.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe një mjek veterinar dhe dy punëtor të Ambulancës Veterinare në Ferizaj.

Ky operacion i bastisjeve dhe arrestimeve i titulluar “Matrikula” është kryer me urdhër të Prokurorisë respektivisht Gjykatës Themelore në Gjilan thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.