GRANDEMALL

Operacion antidrogë Shqipëri-BE, në pranga 34 persona, 8 shqiptarë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Tiranë – Policia Shqiptare bëri të ditur se arrestoi gjatë një operacioni të përbashkët me disa vende të Bashkimit Europian arrestoi mëngjesin e së mërkurës 8 persona në Shqipëri, nga 34 që u arrestuan në total në Zvicër, Hollande, Itali dhe Gjermani.

Personat e arrestuar janë nga disa qytete të vendit, dhe ata janë arrestuar në kuadër të një operacioni ndërkombëtar për shkatërrimin e një rrjeti të trafikut të lëndëve narkotike.

Burime zyrtare nga policia konfirmojnë se 8 të arrestuarit në Shqipëri, tre prej tyre dyshohen të jenë si krerë të organizatës që merrej kryesisht me trafikim narkotikësh në vendet e BE-së, si dhe shfrytëzim prostitucioni.

Mobi Casa

Operacioni që vijoi njëkohësisht në disa qytete të vendit, si dhe në shtete të tjera, si Zvicër, Itali, Holandë, Gjermani, përfundoi me arrestimin e 34 personave, 8 prej të cilëve shqiptarë, transmetojnë mediat shqiptare.

Drejtori i Sektorit Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit, Edmond Rizai, doli në një konferencë të përbashkët për shtyp me prokurorin e krimeve të rënda Eugen Beci, të cilët sqaruan se hetimi për këtë rrjet trafiku kishte nisur në fillim të vitit 2011, ndërsa konfirmuan se aktiviteti i kësaj organizate nuk ishte zhvilluar në Shqipëri.

Rizai bëri të ditur edhe emrat e të arrestuarve shqiptarë të cilët janë: Sokol Tafani, Besnik Lleshi, Festim Hoxha, Hygert Allko, Rezart Jaho, Brunild Ramaj, Altin Poda, si dhe Bledar Shabani.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.