Fundamenti

Omer Mehmetit i duhet ndihma e shoqërisë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – I diagnostikuar nga një sëmundje malinje para nëntë muajve dhe trajtuar në QKUK, Omer Mehmeti, nga Kamenica fëmijë i moshës rreth trevjeçare sipas sugjerimit të mjekëve duhet të vazhdojë trajtimin jashtë vendit. Por familja e tij nuk ka para dhe i duhet ndihma e qytetarëve.

I ati i Omerit, Bajrami, thotë se nuk ka mundësi ekonomike që ta trajtojë të birin jashtë vendit meqë kostoja prej 200 mijë eurosh është e papërballueshme për familjen e tij.

”Për momentin jam i pa punë edhe mundësitë nuk kanë lejuar ta kryej operacionin. Tash po i drejtohem qytetarëve sado pak për ndihmë”, thotë babai i Omerit, Bajrami.

Fundamenti

Familja Mehmeti shpreson në ndihmën e qytetarëve që ta mbështesin këtë familje për trajtimin e mëtutjeshëm të fëmijës së tyre.

Numri i llogarisë bankare në Raifeisen Bank është 1507011001377046./rajonipress/