Mobi Casa

Omer Daku zgjidhet kryetar i klubit basketbollistik (femra) për 4 vitet e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Gjithashtu është zgjedhur dhe kompletuar edhe bordi drejtues.

KB ”Drita” (F) (që garon në Superligën e Kosovës) në kuvendin e rregullt zgjedhor, për mandatin e ardhshëm 4 vjeçar zgjedh z. Omer Daku. Po ashtu, kuvendi zgjedh edhe bordin drejtues te klubit. Bordi drejtues pos kryetarit ka edhe 6+2 anëtarë, ku 6 dalin nga kuvendi zgjedhor dhe 2 plotësohen me propozim të kryetarit konform statutit. Përbërja e bordit është: Omer Daku, Shemsedin Kryeziu, Vedat Islami, Afrim Selimi, Lumnije Huruglica-Shabani, Luljeta Vokshi, Ergin Sherifi, Fatmir Klaiqi dhe Sulltan Sylejmani.

UBT

I kontaktuar nga rajonipress Daku, për komentin e tij se cila është gjendja dhe synimet e klubit në të ardhmen, z. Daku ( një nga themeluesit e këtij klubi) paraprakisht falënderon kuvendin për besimin e dhënë duke dashur që fillimisht të thekson se klima që ka mbretëruar në këtë klub (që nga themelimi i klubit 12.12.1998, me iniciativë të Hamdi Sejdiut) e deri më tani ka qenë për lakmi, dhe poashtu beson se po e njëjta do të vazhdojë. Po ashtu falënderon të gjithë ata që kontribuuan në periudha të caktuara deri më sot.

“Të gjithë, sot, mund të jemi krenar se të gjitha lojtaret e angazhuara në KB “Drita”, krahas kontributit për suksese të klubit, sukses të dalluar kanë treguar edhe në aspektin edukativo-arsimor dhe se sot një numër i madh i tyre kanë angazhime kyçe nëpër institucione të ndryshme. Kurse sa i përket të ardhmes, jemi duke punuar në koordinim të përbashkët: Bordi drejtues me shtabin teknik. Jam i bindur se jo vetëm Gjilani, por edhe më gjerë, do ta marrin model mënyrën e funksionimit të klubit tonë (këtë e garanton vet struktura brenda klubit). Por, e gjithë kjo, natyrisht se do të rezultojë edhe me suksese shumë dimensionale” tha Daku /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.