Uji Dea

Omer Daku edhe një mandat në krye të AKR-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Delegatët e Kuvendit të tretë zgjedhor të AKR-së e kanë zgjedhur edhe për një mandat Omer Dakun për kryetar të këtij subjekti politik i cili mori 90 vota për dallim nga kundër kandidati i tij që kishte 78 vota.

Delegatët e Kuvendit të tretë zgjedhor të AKR-së në Gjilan të shtunën kanë zgjedhur Omer Dakun edhe për një mandat për kryetar të degës së AKR-së raporton rajonipress.

RCCOLA

Dy kandidatët Omer Daku dhe Arben Dubova fillimisht i kanë paraqitur programet e tyre para delegat dhe më pas u është dhënë mundësia që me vota të fshehta të zgjidhet edhe kandidati që merr më së shumti vota.

Omer Daku ka marrë 90 vota për dallim prej Arben Dubovës i cili mori vetëm 78 vota. Daku pas fitores ka thënë se AKR-ja nga ky Kuvend do të dali shumë më e fort dhe më e fuqishme.”Ne sot dëshmuam se AKR-ja e ka një vizion të qartë për të qeverisur edhe më tutje me Gjilanin. AKR-ja nga sot do të dali shumë më e fuqishme, më e përgatitur dhe më e organizuar për të arritur edhe më shumë suksese” ka thënë Daku./rajonipress/