Hidromorava

Olti Zymberi, ose Mesi i Gjilanit, ka një perspektivë të shkëlqyeshme në futboll

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Olti Zymberi i ka nisur hapat në futboll në mënyrë fantastike. I shpejt, energjik, talent edhe për shumë sfera tjera, Olti premton shumë në fushën e gjelbërtë. Madje të gjithë e thërrasin si Mesi për shkak të stilit të lojës që e praktikon në fushë.

Olti Zymberi ka një perspektivë fenomenale në rrugëtimin e tij drejt një futbollisti kulminant. Ka një talent të rrallë derisa paraqitjet e tij janë shumë mbresëlënëse.

Edhe pse vetëm 17 vjeq Olti thotë se ka ëndrra të shumta për të ecur drejt synimit final të tij. “Futbollin e dua me zemër dhe jam luftarak dhe i pa kompromisë në fushë. Talentin që kam dua ta zbatoj në fushë për të kënaqur edhe publikun edhe ambiciet e mija” u shpreh Olti për rajonipress/

Ndryshe, Olti Zymberi ka lindur më 5 gusht 2003 në Stamboll, Turqi. Mësimet e para në futboll i filloi në shkollën e KF “Shkëndija” në Gjilan.

Mobi Casa

Gjatë kësaj kohe u grumbullua me kombëtaren U-15. Pas disa vitesh me këtë klub kaloi në SC Gjilan e më pas në KF “Besëlidhja” në Prishtinë që luante në Superligen e Kadeteve para se t`i ndërpritej sezoni shkaku i pandemisë.

Tashmë bartë fakelen e FC Drita U-19 ku me shumë sukses janë duke luftuar në garën e titullit kampion të Superligës së juniorëve. Si synim e ka të vazhdoj ëndrrën e tij që të mbërrij sa më larg në futboll dhe të bëjë krenar familjen e tij.

Olti është 17 vjeçar dhe luan për FC “Drita” U-19.

Futbollisti i preferuar i tij është Lionel Messi dhe Luka Modric edhe pse thotë se është fans i FC “Barcelona”. Edhe në mësime është i zoti dhe ndjek me sukses drejtimin në shkencat natyrore në Don Bosko në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.