Uji Dea

Olta Gixhari rrëfen njohjen me partnerin dhe planet për dasmë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ajo vetëm pak javë më parë befasoi fansat kur tregoi se është në pritje të ëmbël.

Fjala është për aktoren nga Shqipëria, Olta Gixhari, e cila tash e një kohë është karantinuar në Spanjë me të dashurin e saj dhe se dyshja pritet të bëhen prindër për herë të parë së shpejti.

Biondja së fundmi ka dhënë një intervistë për revistën “Story”, ku mes shumë gjërash ka folur për partnerin dhe shtatzëninë e saj.

Gixhari ka treguar se ajo dhe i dashuri e kishin planifikuar për të hedhur këtë hap të rëndësishëm.

GRANDEMALL

“Ishte e planifikuar, madje di edhe kur është zënë. Faleminderit Zotit erdhi në një mënyrë të menjëhershme, pa strese, pa problem. Nuk do ta zbuloj ende sa muajshe jam, do ta zbuloj më vonë në Instagram”, është shprehur aktorja.

Olta po ashtu ka folur më detajisht edhe për personin që i ka rrëmbyer zemrën, duke theksuar se: “Është njeri shumë diskret, i urren kamerat, videot, fotot, jetën e showbizit”.

Ata janë njohur për Krishtlindje dhe siç rrëfeu Olta, shumë më vonë ka ardhur edhe puthja e parë.

“Gjërat që nuk beson, ato ndodhin. Unë nuk besoja kurrë tek lidhja në distancë. Nuk e mendoja kurrë një marrëdhënie, bashkëjetesë, martesë me dikë që jeton jashtë. Kjo ishte aryseja pse ika erdha shumë herë derisa e mora seriozisht dhe dhashë puthjen e parë”, ka thënë ndër tjerash Gixhari. Artistja shqiptare zbulon se pas karantinës do të organizojnë edhe dasmën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.