Fundamenti

Olta Gixhari rrëfen momentin e tërmetit: U dorëzova sepse dera nuk po hapej

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Programi i pasdites në ekranin e ‘Top Channel’, ‘Ftesë në 5’ ka trajtuar prej disa ditësh në mënyrë të vazhdueshme aktualitetin që ka ‘mbërthyer’ Shqipërinë këto ditë. Pjesë e tij janë bërë personazhe të ndryshëm të njohur, psikologë dhe ekspertë, të cilët kanë rrëfyer se si e kanë përjetuar tërmetin e 26 nëntorit.

Pasditen e sotme në një lidhje në ‘Skype’, aktorja e njohur, Olta Gixhari rrëfeu mes lotësh përballjen me këtë situatë të vështirë, të cilën i ish dashur ta kalonte në qytetin e Durrësit.

“Ndihem e lumtur që në ato momente dramatike isha pranë familjes time dhe isha burim force për ta në këtë moment shumë të vështirë. Duke kaluar me makinë një ditë pas tërmetit shikoja qytetin tim e cila kishte marrë pamjen e një qyteti fantazmë dhe kjo më preku së tepërmi. Gjithashtu më ka prekur edhe sesi populli ynë është solidarizuar dhe të gjithë kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Unë ndihem krenare sesi populli ynë i ka dhënë dorën njëri-tjetrit dhe të gjithë bashkë do të jemi më të fortë. Unë jam larguar nga shtëpia ime dje dhe do të bëj një pushim të gjatë sepse jam shume e prekur psikologjikisht nga e gjithë kjo dramë që kemi kaluar”, tha mes lotësh aktorja.

FIDANISHTJA

Olta nuk ngurroi dhe të përcjellë një mesazh mjaft të rëndësishëm për të gjithë qytetarët e Durrësit. “Unë i bëj thirrje të gjithëve, ju lutem t’i lemë kohë qytetit që të rimëkëmbet dhe të gjithë bashkë të rikthehemi në të dhe të mos e braktisim atë”, e përfundoi fjalën e saj Gixhari.

Ndër të tjera, bukuroshja bionde tregoi detaje të padëgjuara më parë, duke zbuluar se në momentin e tërmetit, i kishte rënë dollapi me këpucët e saj në kokë. Olta pohoi se u dorëzua pasi dera nuk hapej, megjithatë pas tronditjes së madhe tashmë ajo ndodhet në Francë për t’u qetësuar dhe ndjerë më mirë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.