ARKATANA

Olta Gixhari, në një lidhje të re?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Jeta private e Olta Gixharit është një nga më të për folurat në media. Aktorja e njohur ka pushtuar shpesh vëmendjen e të gjithëve me historitë e saj të dashurisë, për të cilat vazhdimisht ka heshtur.

Lidhja e saj me studentin disa vjet më të vogël ishte romanca më e fundit e aktores, e cila, edhe pse u publikuan dhjetëra foto të përbashkëta të tyre, nuk e konfirmoi kurrë. Por, tashmë pas ndarjes me 22- vjeçarin Xhek Nasufi, Olta duket se ka nisur një lidhje të re. Këtë herë nuk bëhet fjalë për ndonjë djalosh më të vogël se ajo, por për një biznesmen, i cili duket se prej pak kohësh ka arritur ta bëjë për vete Gixharin.

Burime të “Bluetooth” kanë rrëfyer se Olta tashmë prej disa kohësh shoqërohet me biznesmenin nga Tirana, i cili thuhet se është totalisht i marrosur pas saj. Personi në fjalë shihet vazhdimisht me aktoren e njohur, e cilësuar madje edhe si një nga vajzat më seksi të skenës shqiptare. Ndonëse raporti i tyre është ende në hapat e parë, sipas burimeve, ata janë lidhur shumë me njëritjetrin.

Mobi Casa

Biznesmeni, i njohur në fushën e tij, por i panjohur për publikun e gjerë, thuhet ta ketë mbushur me dhurata dhe vëmendje Gixharin, e cila në të vërtetë njihet si një vajzë që e pëlqen protagonizmin. Sidoqoftë, deri tani, për lidhjen më të re Gixhari nuk ka zbuluar asnjë detaj. Madje, ajo është përpjekur ta mbajë të fshehur, larg vëmendjes së publikut. E në fakt, aktorja kështu është sjellë në të gjitha rastet kur në pyetje ka qenë jeta e saj private.

Edhe pse i është drejtuar shpesh pyetja nëse ka një lidhje të re apo vazhdon të jetë ‘single’, Olta e ka anashkaluar shpesh. Nuk do ishte çudi që, edhe në këtë rast, aktorja të bëjë maksimumin për ta mbajtur të fshehtë raportin e saj. Sidoqoftë, urojmë që biondja bukuroshe të mos “tradhtohet” nga partneri i saj, ashtu siç ndodhi me Xhek Nasufin, i cili, ndonëse Olta përpiqej ta mbante këtë lidhje diskrete, publikoi disa foto në rrjetet sociale ku aktorja shihej qartë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.