ARKATANA

Oligarkët po rrënojnë fermerët kosovarë

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Mungesa e masave mbrojtëse sezonale po i detyron bujqit e Kosovës të heqin dorë fare nga prodhimi, sidomos i grurit, sepse bizneset oligarke, të favorizuara nga mafio-pushtetarët, po importojnë grurë të dobët nga Serbia, me çmim të ulët, duke i dëmtuar së tepërmi prodhuesit vendas.

Politika katastrofike ekonomike e Qeverisë “Mustafa”

Çmimet e ulëta të importit dërrmojnë prodhuesit vendas

Mungesa e masave mbrojtëse sezonale po i detyron bujqit e Kosovës të heqin dorë fare nga prodhimi, sidomos i grurit, sepse bizneset oligarke, të favorizuara nga mafio-pushtetarët, po importojnë grurë të dobët nga Serbia, me çmim të ulët, duke i dëmtuar së tepërmi prodhuesit vendas.

Skandali i para dy vjetësh i importit të grurit në emër të grurit për shtazë e për kafshë, ku realisht një pjesë e tij ishte bluar e përpunuar duke u plasuar në treg si miell për ushqim human, domosdo ka ndikuar drejtpërsëdrejti edhe te prodhuesit vendorë. Të paktën kështu kanë vlerësuar njohësi e fushës së ekonomisë dhe analistët, të cilët kanë alarmuar se kësisoj po falimentojnë bujqit, për shkak se oligarkët po vazhdojnë ta mbështesin importin e grurit të mykur e për kafshë nga Serbia, dhe rrjedhimisht duke e ulur çmimin e grurit vendor të fermerëve kosovarë. Veç kësaj, ata kanë kërkuar që të krijohen edhe masat mbrojtëse për prodhimet vendore vitale për vendin, dhe mos të lejohet edhe më tej diskriminimi që ka ndodhur deri tash.

ARKATANA

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se të gjithë fermerët, të cilët janë të kushtëzuar nga subvencionet e shtetit si dhe ata bujq, të cilët prodhojnë më shumë se sa nevojat e tyre familjare, përballen me vështirësi të mëdha, dhe kjo, sipas tij, ndodh për shkak të politikave të disfavorshme që i ka krijuar shteti për fermerët dhe bujqit në Kosovë. Dibrani në këtë drejtim e ka bërë edhe një krahasim, duke thënë se një vend, i cili nuk investon në shkollim për të fituar dije, si në mjekësi për ta mbajtur shëndosh qytetarin e saj po ashtu edhe në bujqësi për ta ushqyer popullatën siç duhet, sipas tij, e ka të vështirë të krijojë raporte sociale më të mira se sa këto që janë në Kosovë. “Pastaj janë regjistruar skandale, të cilat e kanë përcjellë edhe sektorin e bujqësisë, siç na është i njohur skandali me grurin e importuar nga Serbia, për të cilin është thënë se u dedikohej kafshëve, ndërsa pronarët e kompanive atë grurë e kanë kontrabanduar për miell që u dedikohej qytetarëve. Edhe pse është vërtetuar se ka pasur manipulime në këtë plan, me sa di, askush nuk është vënë para përgjegjë- sisë?! Tashmë duke i ditur edhe aferat e shumta mund të nënkuptohet se dikush nga oligarkët dhe prokurorët e shtetit janë të implikuar në këto afera, të cilat po reflektojnë një klimë të ashpër dhe tejet të papërshtatshme për bujqit dhe fermerët kosovarë”, ka thënë ai.

Bujqit meritojnë lehtësira

Më tej, Dibrani ka nënvizuar se ky diskriminim i këtij lloji kundër bujqve po lejohet për ta bërë qytetarin edhe më të varur ndaj oligarkëve politikë, të cilët tashmë dihen se kush janë, por, siç tha, gjetja e mekanizmit për t’i vënë përpara drejtë- sisë duket tani për tani si një gjë e paarritshme. “Andaj, dita- ditës, prodhimtaria bujqësore, bujqit dhe fermerët po përmbyten nga një treg i disfavorshëm, të cilin e ka aplikuar Qeveria në dëm të prodhuesve bujqësorë, ndërsa në vendet e zhvilluara benificionet për bujqit janë të mëdha, ngase bujqësia nuk ndihmohet me grante formale e me mjete të kufizuara, por duhet të favorizohet me mjete të rregullta, pasi bujqit në Kosovë janë një dikaster i rëndësishëm për të gjeneruar vende të reja pune, andaj bujqit duhet të kenë lehtësira të shumta qoftë në marrjen e kredive, në blerjen e pajisjeve, pastaj për furnizim me farëra e produkte të domosdoshme për të rritur prodhimin e deri te shfrytëzimi i karburanteve, të cilat i gëzojnë kudo bujqit e përparuar në Evropën Perëndimore”, është shprehur Dibrani.

Kryetari i Organizatës joqeveritare “Konsumatori’, Selatin Kaçaniku, thotë se problemi i çmimit të grurit nuk është aq i thjeshtë siç duket në shikim të parë. Ai këtu ka përmendur disa probleme, duke thënë se problemi i parë qëndron në faktin se Kosova nuk ka kontratë bilaterale të tregtisë me asnjë shtet me të cilin ka raporte qoftë politike apo ekonomike, derisa, sipas tij, një kontratë e tillë është e domosdoshme që ta rregullojë edhe çështjen e çmimit. “E dyta, çmimi i grurit i takon një domeni pak më të lartë ekonomik që ne e quajmë çmim global ose ekonomi globale dhe është tregu botëror që i rregullon çmimet e grurit. E treta është se prodhuesit e mëdhenj të grurit, e që të tillë nuk ka Kosova, kanë leverdi të prodhimit të grurit dhe të uljes së çmimit të tij, për arsye se punojnë parcela të mëdha jo me dhjetëshe, por me qindra hektarë që matet dhe natyrisht se aty e shohin fitimin e tyre. E katërta është se të gjitha shtetet në rajon në gadishullin iberik subvencionojnë prodhimin e grurit me shuma më të larta se sa që e subvencionon dhe që mundet ta subvencionojë buxheti i Kosovës ose Ministria e Bujqësisë”, potencoi ai./kosova sot/