HW

Oligarkët, mburojë e së keqes

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Janë pikërisht partitë në pushtet ato që i kanë degraduar tej mase drejtësinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, në të gjitha sferat, ngase vetë njerëzit e këtyre partive janë keqpërdoruesit dhe shkelësit më të mëdhenj të ligjit, e në të shumtën e rasteve edhe mbi ligjin.

Partitë në pushtet nuk po distancohen nga aferat

“Rasti i fundit, siç është ai i Gjilanit, kur 39 persona akuzohen nga gjykata, derisa në anën tjetër partia, në vend që të heshtë apo ta përshëndesë nisjen e hetimeve dhe që të mos ndikojë politikisht, u del në mbrojtje njerëzve, ndaj të cilëve gjykata ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shkelje të ligjit”, ka pohuar deputeti Zafir Berisha për gazetën “Kosova Sot”,raporton Gazeta Kosova Sot

Janë pikërisht partitë në pushtet ato që i kanë degraduar tej mase drejtësinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë, në të gjitha sferat, ngase vetë njerëzit e këtyre partive janë keqpërdoruesit dhe shkelësit më të mëdhenj të ligjit, e në të shumtën e rasteve edhe mbi ligjin.

Kështu të paktën kanë vlerësuar njohësit e kësaj fushe, por edhe opozitarët kosovarë, derisa kanë alarmuar se ka aq shumë raste dhe afera të korrupsionit e të krimit të organizuar, si dhe aktakuza të ngritura nga institucionet gjyqë- sore ndaj këtyre keqpërdoruesve të pozitave zyrtare e të tjera, por pas disa kohësh ata sikur përfundojnë si të pafajshëm dhe kështu mbesin në heshtje e më vonë edhe harrohen duke mbetur pa u ndëshkuar. Ndaj në këtë drejtim është shtruar edhe pyetja se përse po e injorojnë sundimin e ligjit partitë në pushtet, të cilat në vend që të distancohen, të paktën nga shkelësit e ligjit, madje i shpërblejnë dhe avancojnë ata?

ARKATANA

Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se partitë politike janë vetë shkelëset e ligjit dhe normave statutare e rregulloreve mbi zgjedhjet e brendshme partiake, derisa, sipas tij, kjo praktikë mjaft negative dhe kulturë e tyre nuk ka të ndalur. Andaj, sipas tij, brenda partive ekzistojnë pozicionime të bandave shfarosëse njëra kundër tjetrës dhe si rezultat i kësaj metodologjie, siç tha, e kemi edhe këtë luftë të ashpër mes klaneve rivale brenda së njëjtës parti. “Pra, kemi çështje për shkelësit në procedurat e brendshme partiake, për shkelje të rënda të rregullave të brendshme partiake për t’u zgjeruar këto në procedurat zgjedhore, të cilat përcillen me vjedhje industriale dhe manipulime të shumta”, ka theksuar Dibrani.

Shkelësit e ligjit privilegjohen

Sipas Dibranit, kjo kastë politike që kalon nëpër këto procedura, edhe nëse nuk është e tillë, sigurisht do të bëhet, prandaj edhe kemi gjithë këtë abuzim me sistemin zgjedhor dhe së këndejmi edhe gjithë këtë abuzim me sistemin e drejtësisë që sot llogaritet si hallka më e dobët e sistemit shtetëror në Kosovë, derisa edhe nëse kemi ndonjë distancim ai mund të bëhet vetëm nga presioni i jashtëm, por assesi nga morali udhëheqës.”Në anën tjetër, sot kemi afera të shumta mbi shkeljen e ligjit, kemi dhunë jo vetëm në familje dhe jo vetëm kundër gjinisë femërore, por kemi violenca të ashpra në mes bandave kriminale të futura në parti, që bëjnë luftë të ashpër kundër të gjithëve që mendojnë ndryshe”, ka vijuar më tej ai, duke shtuar se nga ky prizëm mund edhe të shikohet se përse partitë politike në njërën anë as nuk distancohen, por në anën tjetër as nuk i gjykojnë shkelësit e ligjit, përkundrazi, siç tha i avancojnë dhe i subvencionojnë ata qoftë materialisht apo edhe duke i avancuar në vende pune e poste udhëheqëse edhe më të rëndësishme, është shprehur Dibrani.

Analisti tjetër, Naim Kelmendi, mendon se shteti ligjor dhe funksionimi i drejtësisë nuk bëhet me klanet mafioze që vijnë nga njerëzit e partive në pushtet. Sipas tij, partitë e pasluftës që morën pushtetin e deri më tani kanë degraduar në gjithë sferat e sundimit të ligjit, duke qenë, siç tha, vetë njerëzit e këtyre partive, si keqpërdoruesit dhe shkelësit më të mëdhenj të ligjit, por në të shumtën e rasteve edhe mbi ligjin./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.