ARKATANA

Oligarkët i largon vetëm vota ndëshkuese

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Analistët theksojnë se nevoja e rrugëtimit më të shpejtë në proceset integruese evropiane duhet ta vetëdijësojnë edhe qytetarin për t’i thënë “MJAFT” kësaj klientele oligarkësh, që po e pengon zhvillimin e Kosovës.

Lëvizja e shtetit të Kosovës drejt procesit të integrimeve evropiane dhe shtrëngimi i vazhdueshëm që i bëhet nga ana e BE-së për forcimin e sundimit të ligjit në vend, pritet të sjellë edhe çlirimin e vendit nga oligarkët e pushtetit. Por, për të ndodhur kjo, duhet vetëdijësimi qytetar për ndëshkimin me votë të klasës politike të korruptuar e të kriminalizuar.

Sipas analistëve politikë, oligarkët në Kosovë, qoftë në nivelin lokal si dhe në atë qendror, kanë monopolizuar gjithçka e nuk po tërhiqen nga veprimet e tyre të inkriminuara, paligjshmëritë, shkeljet, abuzimet me ligjin, Kushtetutën.

Për analistin Hidajet Ahmeti, fundi i rrjetit kriminal të oligarkëve në pushtet do të vijë shumë shpejt, madje për njerëzit e zakonshëm që e dinë se çka do të thotë fundi i dhimbshëm, edhe ky fund i klasës së oligarkisë të vendit që ka kapur shtetin, mund të jetë një fund i tillë.”Oligarkët e pushtetit kanë instaluar të keqen në institucionet publike të Republikës së Kosovës, por fundi i tyre do të jetë shumë i dhimbshëm. Pushtetin e kanë ndërtuar mbi parime të së keqes, në njërën anë duke forcuar klientelen e tyre që përmes tyre kanë ndërtuar pushtetin e krimit dhe zgjatjen e tij, kurse në anën tjetër duke përdorur metoda të sofistikuara për manipulimin e opinionit”, u shpreh ai.

FIDANISHTJA

Kapja e shtetit dhe humbja e shpresës

Sipas Ahmetit, nepotizmi, klientelizmi janë parime që janë përdorur për instalimin e njerëzve të tyre në institucione publike e jo meritokracia. “Keqpërdorimet e pozitave zyrtare në forma të ndryshme i kanë ngulfatur institucionet e Republikës së Kosovës, dhe në veçanti kanë vrarë shpresën e qytetarëve të saj. Në Kosovë është ndërtuar një bindje se drejtësia vepron në mënyrë selektive e jo në baza të barabarta për të gjithë. Pushteti kriminal i pasluftës ka kapur të gjitha institucionet publike, duke filluar nga gjykata, prokuroria, arsimi, shëndetësia, me një fjalë ka futur hundët në çdo pore të jetës. Në Kosovë e ka humbur vlerën çdo gjë, antivlerat e kanë marrë pozicionin e normales”, tha analisti Hidajet Ahmeti.

Ai ka pohuar se Kosova, përveç krizës ekonomike, politike, intelektuale mbi të gjitha ka edhe krizë morale. “Të gjitha këto anomali janë instaluar nga pushteti i pasluftës ku maskarenjtë kanë udhëhequr shtetin dhe kanë keqpërdorur në emër të popullit. Zëri ndryshe është shtypur në forma të ndryshme, duke të eliminuar politikisht, duke përdorur forma jo legjitime, kërcënim, presion e shantazh vetëm e vetëm për të ruajtur kolltukët e atyre që kanë kapur shtetin. Metoda makiaveliste e pushtetit ka qenë e pranishme nga të gjitha qeveritë e pasluftës, duke mos zgjedhur mjete për t’ia arritur qëllimit. Ka pasur raste kur nga një person, i cili ka qene rrezik potencial për pushtetin e tyre, kanë bërë inskenime duke e çuar në vrasje dhe askush nuk ka dhënë përgjegjësi”, theksoi ai. “E ardhmja e Kosovës është në familjen e madhe evropiane, nëse seriozisht e kanë vullnetin dhe guximin për këtë rrugë, atëherë kjo është e vetmja shpresë për ta vendosur shtetin në binarët e drejtë”, tha Hidajet Ahmeti. Ai beson se rruga është hapur në këtë perspektivë, që nga nënshkrimi i MSA-së dhe do të vazhdojë tutje, ndonëse do të ketë edhe shumë sfida./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.