HW

Oligarkët e pushtetit, rrënues për biznesin

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ekonomia e tregut, vetëm në letër. Kapja e shtetit, me pasoja të rënda për zhvillimin ekonomik

Analisti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi, drejtor në Institutin ‘Strass”, thotë se nuk mund të ketë zhvillim ekonomik pa krijimin e mundësive për funksionimin e konkurrencës së lirë

Sipas njohësve të ekonomisë dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, fajtore për këtë gjendje të rëndë ekonomike është garnitura e tashme në pushtet e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, që premtuan një ekonomi të lirë të tregut, por nuk i mbajtën premtimet e tyre, pasi mbetën vetëm fjalë, kurse ekonomia e vendit u koncentrua vetëm në një grup të vogël të bizneseve që janë të lidhura me pushtetarët aktual.

Hidromorava

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bali Muharremaj(AAK), thotë se nuk ka asnjë fije dyshimi se kryekëput fajtore për këtë gjendje të rëndëqë jemi janë bizneset oligarkike, prapa së cilave po qëndrojnë politikanët tanë aktualë që janë në pushtet.

Sipas deputetit Muharremaj, në një vend ku nuk ka sundim të ligjit, sikurse që është Kosova e pasluftës, e sunduar shumicën e kohës nga LDK-ja dhe PDK-ja, për fat të keq të qytetarëve tanë, politikat ekonomike rëndom po i diktojnë bizneset oligarkike, të cilat e kanë kapur shtetin dhe të cilat bashkëveprojnë me pushtetarët për interesa të përbashkëta./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.