Oligarkët dhe monopolet po e rrënojnë ekonominë
Ka disa vite që qytetarëve të Kosovës u ka humbur shpresa për të bërë biznes në vendin e tyre. Analistët thonë se kjo po ndodh, ngase në njërën anë e kemi situatën e brishtë politike, që është edhe jostabile, e në anën tjetër e kemi kapjen e institucioneve nga nëntoka, që i ka bërë njerëzit të mendojnë alternativa të tjera për të investuar.
Shteti nuk arrin të krijojë kushte të barabarta për sipërmarrësit.
“Sot, bizneset e kanë të pamundur të avancojnë ekonominë e tyre, kur në skenë fuqishëm defilojnë mafio-oligarkët. Mbi këtë bazë si do të mund të zgjohej motivi për investim”, theksoi deputeti opozitar Salih Salihu ,raporton Gazeta Kosova Sot.
Ka disa vite që qytetarëve të Kosovës u ka humbur shpresa për të bërë biznes në vendin e tyre. Analistët thonë se kjo po ndodh, ngase në njërën anë e kemi situatën e brishtë politike, që është edhe jostabile, e në anën tjetër e kemi kapjen e institucioneve nga nëntoka, që i ka bërë njerëzit të mendojnë alternativa të tjera për të investuar.
Sipas tyre, në një shtet, ku konkurrenca e lirë nga viti në vit po mbytet nga monopolet dhe nga bizneset e forta, që janë të lidhura me politikën, vlerësohet se nuk ka një ardhmëri ekonomike. Shih për këtë, analistët dhe ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se si mund të shthuret kapja e shtetit, me të vetmin qëllim për të lejuar konkurrencën e lirë në këtë vend, në mënyrë që njerëzit të investojnë për të rritur punësimin në vend. Sipas AKB-së, thuhet se vetëm vjet janë mbyllur mbi 2800 biznese si pasojë e politikave joadekuate jozhvillimor
Politikanët, bllokadë për sipërmarrjen e lirë
Nënkryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Ramadan Maloku, tha se arsyeja kryesore se përse njerëzve tanë u ka humbur shpresa për të bërë biznes në Kosovë, janë politikanët tanë, të cilët nuk i kanë duart e pastra dhe mendjen e shëndoshë nga niveli tepër i lartë i korrupsionit, që e ka kapluar shoqërinë kosovare të pasluftës e deri më sot. “Kjo po ndodh te ne, ngase po ti kesh duart e pastra dhe mendjen e shëndoshë, e ke shumë lehtë të bësh biznes, por te ne po ndodh e kundërta, ndaj qytetarët tanë po hezitojnë që të futen në biznes”, ka thënë ai. “Na mungon tregu dhe konkurrenca e lirë, që është e mbytur nga monopolet dhe te bizneset shumë të forta, që janë të lidhura me politikën, gjë që ka bërë gjë vendi ynë mos të ketë një ardhmëri ekonomike”, u shpreh Maloku. “Ajo që është më kryesorja për mekanizmat e shtetit është mungesa e një sistemi të pavarur e të mirëfilltë të sistemit të drejtësisë, që i është bërë kapjes së shtetit dhe të drejtësisë nga politika ditore, sepse po të funksiononte mekanizmi i drejtësisë punët do t’i kishim më mirë”, ka potencuar më tej ai./kosova sot/


