UBT

Oligarkët bllokojnë auditimin e partive jotransparente

/ 4 minuta lexim
HW

Fshehja e fakteve mbulon lidhjet biznes-subjekte. KDI-ja rekomandon që të ndryshohet ky ligj, në mënyrë që deputetët e Kuvendit, të cilët janë përfaqësues të subjekteve, të mos zgjedhin auditorët që do të bëjnë auditimin e partive të tyre. Kjo detyrë duhet të vendoset tek Zyra e Auditorit të Përgjithshëm.

Zotimi për transparencë dhe shtet ligjor, të cilin e bëjnë subjektet politike përgjatë kohës sa zgjasin fushatat zgjedhore, ka kohë që në Republikën e Kosovës është bërë një retorikë e mashtrimit ndaj qytetarit vetëm sa për t’i marrë votën, kurse pas përfundimit të zgjedhjeve, transparenca e partive politike në raport me qytetarin mbetet zero. Këtë element më së miri e dëshmon mbyllja e partive politike përballë opinionit, kur kërkohen të bëhen publike raportet e financave të tyre vjetore, shpenzimet që këto subjekte bëjnë nga shfrytëzimi i buxhetit të shtetit dhe donatorët. E njëjta situatë është edhe me raportet e shpenzimeve për fushata zgjedhore. Tani janë dy palë – zgjedhjet e fundit parlamentare e lokale, për të cilat qytetari nuk di se si janë shpenzuar dhe kush e ka bërë financimin e partive politike. Politika e inkriminuar, e lidhur me oligarkinë e bizneseve të afërta me partitë, tani jorastësisht e ka bllokuar edhe auditimin e raporteve vjetore financiare të partive politike dhe raportet e shpenzimeve financiare për dy palë zgjedhjet e fundit.

Njohësit e fushës së legjislacionit dhe shoqëria civile, me të drejtë shtrojnë pyetjen se cilat janë lidhjet e politikës me bizneset që financojnë partitë politike në pushtet dhe opozitë. Raportet e përafërta të organizatave joqeveritare nxjerrin të dhëna se këto lidhje janë tepër të ngushta, me qëllim të zhvatjes së planifikuar të buxhetit të shtetit. Në ndonjë rast ka edhe hapësirë dyshimi të bazuar që këto raporte të bëhen edhe objekt hetimi nga Prokuroria e Shtetit, për rrezikun e lidhjes kriminale të politikës me biznesin oligarkik për zhvatje dhe shpëlarje të parasë publike, por kjo praktikë e hetimit nuk ka ndodhur deri më tani në asnjë rast.

FIDANISHTJA

KDI: Auditimi t’i kalojë ZAP-it Analisti i kësaj fushë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/Transparency International Kosova (TIK), Artan Canhasi, beson fuqishëm se publikimi i informacioneve financiare është element thelbësor në sigurimin e llogaridhënies së subjekteve politike ndaj votuesve të tyre.

Sipas Canhasit, publikimi i informacioneve, u mundëson qytetarëve, medieve, organizatave të shoqërisë civile që të jenë të përfshirë në monitorimin e financimit të subjekteve politike, derisa edhe një efekt tjetër i publikimit të informacionit financiar është kërkimi i llogaridhënies nga subjektet politike, të cilat kanë rol të rëndësishëm në shoqëritë demokratike dhe për më tepër pjesërisht funksionojnë me mbështetjen financiare që vjen nga taksat e qytetarëve. Por, tre vjetët e fundit raportet e tilla nuk po bëhen për shkak të bllokimit të zgjedhjes së auditorëve nga ligjvënësit kosovar. Canhasi thotë se duhet të shkë- putet politika nga ndikimi në këtë proces, dhe kompetenca të kalojë tërësisht në Auditorin Gjeneral. “Raportet vjetore financiare dhe raportet e shpenzimeve të fushatës nuk janë publikuar në vitet e fundit. Këto raporte aktualisht nuk janë duke u publikuar, për shkak se nuk është bërë auditimi, siç kërkohet me ligj, nga auditorët e licencuar që zgjidhen nga Kuvendi i Kosovës. Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave publike ende nuk ka arritur të bëjë përzgjedhjen e këtyre auditorëve. KDI-ja vlerëson se kjo vonesë është e panevojshme. KDI-ja gjithashtu rekomandon që të ndryshohet ky ligj, në mënyrë që deputetët e Kuvendit, të cilët janë përfaqësues të subjekteve, të mos zgjedhin auditorët që do të bëjnë auditimin e partive të tyre. Kjo detyrë duhet të vendoset tek Zyra e Auditorit të Përgjithshëm”, tha Canhasi./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.