GRANDEMALL

OKB: Tensionet politike në Kosovë nga Demarkacioni me Malin e Zi

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjatë periudhës raportuese, prej 16 korrikut e deri më 25 tetor të këtij viti, “tensionet politike ishin të përqendruara rreth mospajtimit për propozim ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe miratimin e legjislacionit të ri për kompleksin e minierave dhe atë industrial, Trepça”, thuhet në raport, duke shpjeguar se çështja e Trepçës “ka krijuar tension publik shtesë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, derisa implementimi i marrëveshjeve të arritura brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka vazhduar me një ritëm të ngadalshëm”.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutohet për raportin tremujor të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, për zhvillimet në Kosovë.

Gjatë periudhës raportuese, prej 16 korrikut e deri më 25 tetor të këtij viti, “tensionet politike ishin të përqendruara rreth mospajtimit për propozim ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi dhe miratimin e legjislacionit të ri për kompleksin e minierave dhe atë industrial, Trepça”, thuhet në raport, duke shpjeguar se çështja e Trepçës “ka krijuar tension publik shtesë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, derisa implementimi i marrëveshjeve të arritura brenda kornizës së dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, ka vazhduar me një ritëm të ngadalshëm”.

Mëtutje, në raportin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, të publikuar në Internet, përshkruhen protestat kundër marrëveshjes për demarkacion dhe arrestimet e disa pjesëtarëve të lëvizjes Vetëvendosje.

Më raport përshkruhet edhe rasti i datës 30 gusht, kur ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri, e shoqëruar nga kryetari i komunës Mitrovica Jugore, e kishin inspektuar punën ndërtimore në urën kryesore në Mitrovicë e pastaj kishin kaluar në pjesën veriore, ku ministrja e kishte vizituar një kafene.

Fundamenti

Atë natë, kjo kafene ishte përfshirë nga zjarri nga persona të panjohur, me ç’rast ka pasur dëme të rëndësishme materiale, raporton Rel.

Në raport theksohet se në periudhën tremujore janë shënuar 69 incidente që i kanë prekur minoritetet, që paraqet rënie në krahasim me raportin e kaluar të periudhës tremujore, kur numri i incidenteve ishte 94.

Në këto incidente përfshihen sulme fizike, kërcënime verbale, vjedhje kundër personave të kthyer dhe vandalizëm në pronën e banimit.

Si shtesë e këtij raporti është bashkangjitur edhe ai i Përfaqësues së Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, për aktivitetet e misionit për sundim të ligjit të BE-së në Kosovë, EULEX.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.