Eko Higjiena

OKB deklarohet rreth idesë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kohët e fundit po artikulohet si opsion eventual zgjidhjeje një shkëmbim territoresh, apo sikurse e quan presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në intervista për mediat, një korrigjim i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Kombet e Bashkuara inkurajojnë Prishtinën dhe Beogradin të flasin për propozimet e bëra për ndryshim kufijsh apo territoresh.

Farhan Haq zëvendëszëdhënësi i shtypit të Sekretarit të Përgjithshëm tha për Deutsche Welle në Nju Jork, se: “Nuk kemi ndonjë deklaratë zyrtare për të bërë. Por ne përkrahim çdo lloj diskutimi midis Prishtinës dhe Beogradit, që merret me çështjen e statusit të Kosovës dhe ne inkurajojmë palët që ta diskutojnë këtë çështje”.

Ai tha se Kombet e Bashkuara nuk janë përfshirë në këtë proces.

ARKATANA

“Nuk jemi të përfshirë në këtë fazë. Ky është një proces që drejtohet nga Bashkimi Evropian dhe ne inkurajojmë bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit për këtë çështje”, theksoi Haq.

Ai nuk bëri komene mbi deklaratat e presidentit Thaçi për korrigjimin e kufijve.

“Këto diskutime duhet t’i bëjnë palët”, tha ai.

Është kjo hera e parë që nga OKB pranohet një zgjidhje e çështjes së Kosovës që mund të prekte edhe kufijtë. Deri më sot prekja e kufijve nuk ka ekzistuar si obsion zgjidhjeje. /dw/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.