Hidromorava

OJQ-të e Kamenicës debatojnë për grantet e vitit 2018

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” është mbajtur një debat publik me pjesëmarrje të përfaqësuesve komunal, projektit ReLOaD, organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC-të) dhe qytetarëve të interesuar.

Ky takim ishte vazhdimësi e aktiviteteve të projektit ReLOaD, i cili Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNDP-i, në Kosovë. Nga të pranishmit u shqyrtuan prioritet për të cilat do të bëhet shpallja për dhënien e granteve për OSHC-të.

Eco Higjiena

Prioritetet e propozuara nga komuna ishin të për vitin 2018 ishin: Sporti, bujqësia, qeverisja e mirë, shëndetësia, rekreacioni. Projekti ka për qëllim të forcojë demokracinë pjesëmarrëse dhe procesin e integrimit në BE në vendet e Ballkanit Perëndimor, nëpërmjet fuqizimit të shoqërisë civile duke mundësuar pjesëmarrjen e saj aktive në vendimmarrje si dhe nxitjen dhe krijimin e një mjedisi ligjor dhe financiar inkurajues për shoqërinë civile.“Prioritetet e propozuara nga ana e komunës do të jenë në përputhshmëri me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve, si dhe do të korrespondojnë me planet zhvillimore të komunës.

Në diskutime kontribuuan: Alban Maliqi, Zijadin Kryeziu, Rexhep Morina, Sanije Jahiri dhe Nexhat Rexha. Diskutuesit propozuan edhe prioritete të reja, siç ishte kultura, probleme sociale etj. Të gjitha prioritetet e propozuara që ishin të shumta nuk mund të realizohen brenda vitit 2018, por realizimi i tyre do të vazhdojë vitin tjetër./rajonipress/