Uji Dea

OJQ-të, dikur e sot, dhe çka është “Vetëvendosje”

/ 4 minuta lexim
Eco Higjiena

Zürich – “Ata mbajnë fjalime mbi përparimin, paqen dhe Evropën. Ata udhëtojnë jashtë vendit dhe askush nuk e di se nga u vijnë paratë”. Me këtë ankesë të një pensionisti nga Serbia, e fillon gazeta Neue Zürcher Zeitung (NZZ) tekstin e titulluar “Industria e bamirësve”.Artikulli merr në fokus lulëzimin e OJQ-ve në Ballkan, që sipas disa qytetarëve po ngrenë një klasë të re shoqërore, të izoluar nga qytetarët. Një elitë të dytë, krahas politikanëve, transmeton portali Albinfo.ch.

NZZ shkruan edhe për OJQ-të në Kosovë.

“Kur, pas luftës së vitit 1999 drejt Kosovës rridhnin miliona dollarë ndihma humanitare, u krijuan mijëra organizata joqeveritare. OJQ-të, siç e thotë njohësi i Evropës Juglindore, Mappes-Niediek, “shpesh përbëheshin vetëm nga një PC, pronari i tij dhe kontoja e tij bankare”.

Kushdo që atëbotë nuk kishte lidhje me të fuqishmit e UÇK-së dhe nuk gjente punë në UNMIK, por që e njihte anglishten, themelonte një OJQ. Oferta e tyre i përshtatej dëshirave të perëndimorëve: Projekte për gratë, rininë, romët ose për ambientin.

Pas disa vitesh, rrjedhja e parave pushoi në mënyrë rapide. Tash filluan OJQ-të e profesionalizuara të merrnin punët që ua shpërndanin “nënkontraktorëve”.

Duke iu kthyer sërish OJQ-ve në Kosovë, autori shprehet se “brezi i ri i kuadrit të OJQ-ve është shumë pragmatik. Ai, sipas rastit ndërron pozicionet: nga OJQ në poste qeveritare dhe mbrapa. Ilir Deda, drejtor i një Think-tanku të madh kosovar, mori në vitin 2011 një post këshilltari të presidentes së vendit. 11 muaj më vonë u kthye sërish në OJQ, sepse “në politikë nuk mund të lëvizte asgjë”.

UBT

Por, nga ana tjetër, se OJQ-të po vinin diçka në lëvizje, dyshon shumë Engjëllushe Morina, e cila vetë udhëheq një Think-Tank. “Letrat tona nuk merren seriozisht nga politika, ndërsa populli nuk i merr ato fare në dijeni”.

Problemi ka të bëjë me atë që qytetarët nuk identifikohen me OJQ-të, pasi që ata janë të preokupuar vetëm me veten dhe me paradhënësit e tyre. Për ata (dhënësit e parave) shkruhen edhe raportet për përfundimin e projekteve. Njohësi i problematikës, Wolfgang Klotz i krahason këto raporte ose “njoftimet entuziaste të sukseseve me gjuhën patetike të burokratëve sovjetikë, të cilët raportonin atë që dëshironin ta dëgjonin ata lartë”.

Por, ka edhe përjashtime, tërheq vërejtjen autori i shkrimit.

Përjashtimi më spektakolar është lëvizja kosovare “Vetëvendosje”. Ajo është një organizatë e shoqërisë civile, idetë dhe resurset e së cilës vijnë nga vetë qytetarët. Dhe kjo është edhe arsyeja e suksesit të saj. Aktivistët e saj nuk rrinë ulur në zyra me pajisje klimatike në Prishtinë, por shpërndahen deri në fshatrat e pluhurosura. Ata nuk bëjnë udhëtime të paguara jashtë vendit, por i detyrojnë vazhdimisht mediet që të raportojnë nga aksionet e tyre të rrugës.

“Vetëvendosje” është e paevitueshme dhe sot është partia e tretë për nga fuqia në parlament. Mirëpo ajo nuk është parti e tregut të lirë liberal, sipas modelit perëndimor. Ajo po ashtu nuk identifikohet me tolerancën ndëretnike. “Vetëvendosje” është një parti-lëvizje nacionaliste e majtë dhe kritike ndaj kapitalizmit, e cila lufton kundër mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe për Shqipërinë e Madhe.

Nisur nga kjo, disa diplomatë perëndimorë mendojnë se kjo pareti nuk është pjesë e shoqërisë civile. Por, shoqëria e vërtetë civile nuk lejon të dirigjohet nga jashtë”, përfundon artikulli i botuar në NZZ.