Fundamenti

OJQ “Psikoterapeutët” shpërndajnë 280 dhurata për familjet skamnore

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Sevdije Haziri Musliu kryetare e shoqatës tha se të premten do të shpërndahen rreth 280 dhurata për familjet skamnore, familjeve me fëmijë të kufizuar, familjeve të dëshmorëve, të verbërve, dhe shurdhmemecëve.

OJQ “Psikoterapeutët” edhe këtë vit kanë planifikuar të ndajnë dhurata për ata që më shumti kanë nevojë.

Sevdije Haziri – Musliu kryetare e kësaj OJQ-je tha se për çdo vit ndajnë ndihma për familjet nevojtare. “Të premten do i shpërndajmë 280 pako ose dhurata për familjet skamnore, familjeve me fëmijë të kufizuar, familjeve të dëshmorëve, të verbërve, shurdhmemecëve” tha Musliu.

Mobi Casa

Musliu tha se donatorët kryesor që e kanë përkrahur këtë aksion janë “RC Cola”, me pronar Fezjullah Mustafa, i cili ka ofruar 638,70 euro, pastaj “Agmia Center” me 100 euro me dhurata nga Ahmet dhe “Katana” me 200 euro pronar Muhamet Ajrullahu i cili çdo vit e ka përkrahur aksionin tonë.

Të premten gjithashtu do të shpërndajmë ndihma edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkollën “Rexhep Elmazi./rajonipress/