UBT

OJQ “Psikoterapeutet në veprim” vazhdojnë suksesin me një projekt të madh për Gjilanin

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Sevdije Haziri e cila është drejtuese e OJQ ”Psikoterapeutet në veprim” ka bërë të ditur se tashmë kjo organizatë është përfituese e një granti shumë të rëndësishëm dhe të dobishëm për Gjilanin. Projekti i dedikohet personave me nevoja të veçanta e që parasheh të hartojë konkluzione e rekomandime për gjendjen shëndetësore, jo vetëm në qytet, por edhe në fshatra.

Sevdije Haziri thotë se ky projekt do të ndihmojë sensibilizimin e komunitetit. Vet titulli i projektit :” Avancimi i kujdesit paliativ në Kosovë dhe sensibilizimi i komunitetit për personat me nevoja të veçanta” na obligon që të jemi të kujdesshëm ndaj kësaj kategorie.

Haziri tha se do të angazhohet maksimalisht me ekipin e saj në teren për të ofruar shërbime dhe aktivitete të shumta që lidhen me nevojat e personave me aftësi të kufizuara.

Sipas Hazirit aktivitetet e projektit mbështeten në projekt propozimet e miratuara nga komisioni për vlerësimin e Granteve të Forumit të Grave të Kosovës të RRGK, kurse PEA është përgjegjës të zbatojë dhe zhvilloj aktivitetet si më poshtë.

KKVITI

Plotësimi i pyetësorëve nëpër fshatrat në komunën e Gjilanit në një lagje të madhe me popullsi të përzier, për të nxjerr konkluzione për gjendjen shëndetësore në terren, të kujdeset përmes pyetjeve indirekte dhe të tentohet që të identifikohen edhe rastet e dhunës në baza gjinore.

Haziri tha se planifikohen 25 vizita në terrene rurale dhe urbane të komunës së Gjilanit me rrethinë duke përfshirë:Komunën e Gjilanit me një lagje të madhe periferike me popullsi të përzier vizita në fshatin Makresh, tri vizita në Parallovë, tri vizita në Ponesh, Llashticë, Pidiq, Verbicë e Zhegovcit, Gadish. Këto 25 vizita shtëpiake synojnë ofrim të kujdesit paliativ për pacientët. Këshillime rreth shëndetit reproduktiv etj.

Ndryshe OJQ “psikoterapeutet në veprim” është organizatë e njohur dhe me një dinamikë të jashtëzakonshme të punëve të kryera.

Haziri tha se kjo OJQ ka ndihmuar të gjitha kategoritë e shoqërisë në Gjilan dhe më gjerë. “Ju kemi ndihmuar familjeve të dëshmorëve, skamnorëve, familjeve me nevoja të veçanta, nenave vet ushqyese. Unë ndihem mirë kur kam mundësi të ofrojë projekte konkrete dhe të dobishme për rrethinë e shoqërinë” tha Haziri./rajonipress/