Uji Dea

OJQ “Psikoterapeutët” gëzojnë edhe nxënësit dhe familjet skamnore

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – OJQ “Psikoterapeutët” ka vazhduar aksionin e saj edhe nëpër shkolla duke shpërndarë dhurata për nxënësit dhe familjet skamnore. Sevdije Haziri Musliu tha se këto ndihma janë shumë të mirëseardhura sepse vërtet po i gëzojmë shumë familje me gjendje të rëndë sociale e në veçanti i kemi gëzuar edhe nxënësit e shkollës “Rexhep Elmazi” tha ajo.

Destinacion i OJQ “Psikoterapeutët” kësaj radhe ishin nxënësit e shkollës fillore “Rexhep Elmazi” dhe familjet skamnore.

Falë ndihmave që kanë ofruar donatorët Fezjullah Mustafa dhe Ahmet Demiri, por edhe të tjerët të cilët përkrahin këtë OJQ, këtë fundjavë mbi 290 familje ishin përfituese të dhuratave tha Sevdije Haziri Musliu.

UBT

”Jam e lumtur që për pak qaste kemi arritur t`i gëzojmë dhe t`i bëjmë të lumtur këto familje dhe këta nxënës të mrekullueshëm” tha ajo.

Shumë raste sociale i kemi vizituar gjatë këtyre ditëve dhe kemi parë që vërtet gjendja e tyre është e rëndë u shpreh Musliu, e cila u zotua se edhe ditëve tjera do të jenë prezent nëpër familjet nevojtare./rajonipress/