KKVITI

“OJQ “Perspektiva” përgëzon Myftiun Nexhmedin Saqipi

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Shoqëria Civile “Perspektiva”, nga Lugina e Preshevës, përgëzon zgjedhjet e reja në Rijasetin e Bashkësisë Islame të Serbisë, institucionit më të lartë fetar në shkallë shteti, i cili në përbërjen e tij përfshin Meshiatin e Serbisë, Sanxhakut dhe Luginës së Preshevës.
Për herë të parë në historinë e këtij Rijaseti, mori pjesë aktive Bashkësia Islame për Bujanoc, Preshevë dhe Bujanoc (BIPBM), të cilën me devotshmëri e drejton Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi.

Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme, në seancën e Këshillit të Lartë Zgjedhor, në periudhën 2016-2021, njëzëri zgjodhën për Reis-ul-Ulema të BIS-së, prof. dr. Sead ef. Nasufoviq nga Sanxhaku dhe për zëvendës të tij Myftiun Nexhmedin ef. Saqipi nga Lugina e Preshevës.

E veçanta e këtyre zgjedhjeve në kuadër të Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, është se përfaqësuesit e BIPBM, marrin poste udhëheqëse, duke u nisur nga kryetari i saj Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i cili emërohet zëvendës i Rijasetit dhe Granit Kamberi, nënkryetar i Kuvendit të Rijasetit.

Gjithashtu, në kudër të Kuvendit të Rijasetit, janë zgjedhur 10 anëtarë të BIPBM, nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Emërimi i Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, për zëvendës të Rijasetin e Bashkësisë Islame të Serbisë, liroi nga posti i koordinatorit të lëndës fetare për Luginën e Preshevës, ku në vend të tij emërohet prof. Bejtullah Bejtullahu, i cili aktualisht është profesor i lëndës fetare dhe kryetar i KBI-së në Bujanoc.

FIDANISHTJA

Shoqëria Civile “Perspektiva” e konsideron si shembull të përsosur riorganizimin e BIPBM, qoftë në nivel lokal e rajonal, qoftë edhe në nivel institucional shtetëror, e cila në vazhdimësi zhvillon, promovon dhe avancon vlerat fetare të Luginës së Preshevës.

Le të shërbej, ky, një model dhe hap përpara i BIPBM edhe për organizimet e tjera politike e kulturore, duke filluar nga Trupi Koordinues, një organ i lartë shtetëror i krijuar para 16 vitesh për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve, e mjerisht udhëhiqet nga joshqiptarët.

Shoqëria Civile “Perspektiva”, i dëshiron zëvendës Reisit Nexhmedin ef. Saqipit, suksese në misionin e tij, rreth forcimit të pozitës së besimtarëve myslimanë në Luginë dhe Serbi, duke e ruajtur, mbrojtur dhe avancuar institucionalisht integritetin dhe dinjitetin e fesë, njërën nga vlerat më të ndjeshme të shoqërisë sonë, thuhet në përgëzimin e Shoqërisë Civile nga Lugina e Preshevës./rajonipress/

Shoqëria Civile “Perspektiva”, në Bujanoc

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.