Ofertë marramendëse nga Arabia Saudite për Vedat Muriqin
Vedat Muriqi ka marrë një ofertë marramendëse për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.
Siç raportojnë mediat në, Muriqi ka marrë një ofertë nga një klub “anonim”, i cili do ta paguante yllin e Kosovës tetë milionë euro në vit, shkruan “Zeri.info”.
Megjithatë, Muriqi raportohet se e ka refuzuar këtë verë.
Kjo për arsye se sulmuesi prizrenas dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve.
Ndryshe, Muriqi është paraqitur në 30 ndeshje këtë edicion me Fenerbahçen, ku ka realizuar 16 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime.
Muriqi është i kërkuar me ngulm edhe nga Lazio, Manchester Unitedi dhe Tottenhami. /Zeri.info


