Eko Higjiena

Ofertat për punë, pozita, tenderë, prona e projekte në kurriz të institucioneve dhe buxhetit komunal, janë keqpërdorimi më i madh i kryetarit të komunës dhe VV në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Përmes presioneve, kushtëzimeve, kërcënimeve dhe shantazheve të VV-së në Gjilan, mund të joshen vetëm individët e dobët të cilët e kanë interesin personal dhe familjar para interesit qytetarë, institucional dhe politik. Ofertat për punë, pozita, tenderë, prona e projekte në kurriz të institucioneve dhe buxhetit komunal, janë keqpërdorimi më i madh që kryetari i komunës dhe VV në Gjilan, po tentojnë t’i joshin asambleistët e opozitës dhe zyrtarët tjerë komunal, për ta ri-krijuar shumicën, dhe për ta shpëtuar kryesuesin e Kuvendit Komunal. Këto tentime dhe çdo kalkulim tjetër i tyre do të dështoj nesër thuhet në reagimin e PDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Secili grupim politik duhet të pajtohet me realitetin aktual. Vetëvendosje në Gjilan ka humbur shumicën në Kuvendin Komunal, mos reflektimi për një muaj i kryesuesit për të dhënë dorëheqje, atëherë shkarkimi i kryesuesit është realiteti i ri që nesër do të ndodhë, pikërisht në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita.

Uji Dea

Ofertat për punë, pozita, tenderë, prona e projekte në kurriz të institucioneve dhe buxhetit komunal, janë keqpërdorimi më i madh që kryetari i komunës dhe VV në Gjilan, po tentojnë t’i joshin asambleistët e opozitës dhe zyrtarët tjerë komunal, për ta ri-krijuar shumicën, dhe për ta shpëtuar kryesuesin e Kuvendit Komunal. Këto tentime dhe çdo kalkulim tjetër i tyre do të dështoj nesër.

Partia Demokratike e Kosovës do të denoncojë çdo veprim të jashtëligjshëm për pazare politike. Ne do të veprojmë me përgjegjësi dhe llogaridhënie, para strukturës tonë dhe para qytetarëve të Gjilanit./rajonipress/