Fundamenti

Ofertat për kosovarët të shtrenjta dhe qesharake, Shëngjini sërish del më i liri

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Ofertat turistike të promovuara kohëve të fundit nga agjencitë turistike po duken të jenë qesharake dhe të shtrenjta për kosovarët. Qytetarët gjilanas thonë se çdo çmim akomodimi për qift dhe me mëngjes mbi 50 euro është shtrenjtë. Destinacioni më pak i kushtueshëm për ta sërish mbetet Shëngjini.

Ofertat turistike për 17 shkurt të sponzorizuara nga agjencitë turistike po duken të shtrenjta dhe jo serioze për kohën dhe stinën e dimrit. Fillojnë nga 80 euro, 90 euro, 100 euro e tutje, këto janë ofertat e fundit në vend se të jenë 40 euro e maksimumi 50 euro nata për qift.

Bislimi qytetar gjilanas mendon se ofertat janë të fryra dhe të paarsyeshme.”Nëse unë shkoj me gruan në Durrës, më duhet më së pakut të shpenzojë 300 euro ndërsa me këtë shumë unë mund të shkoj për tri ditë në Stamboll. Çdo çmim që kalon vlerën mbi 50 euro nuk është real sepse as s`ka kushte, e as nuk ka ushqim në këtë sezon” mendon Bislimi.

Uji Dea

Ylberi një qytetar tjetër mendon se për të edhe këtë vit Shëngjini mbetet vendi i vetëm ku mund të shkojë.”Shëngjini është më i lirë edhe pse edhe ata kanë filluar ta keqpërdorin fluksin e madh të kosovarëve. Shëngjini nuk është mirë të luaj me çmime sepse i humb edhe ata klient të sinqertë që i ka” shprehet Ylberi.

Behari punonjës në një kompani private thotë se agjencitë turistike janë mashtruesit më të mëdhenj në këtë drejtim. “Unë njëherë kam shkuar përmes agjencisë turistike dhe nuk kam kaluar mirë sepse ata në plan të parë e kanë interesin e tyre dhe më së pakut kujdesen për kërkesat e klientëve” tha Behari./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.