Uji Dea

Oferta e Mustafës, e kërkon kryeparlamentarin deri në zgjedhjen e Presidentit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Lidhja Demokratike e Kosovës ia ka kthyer sot edhe zyrtarisht Lëvizjes Vetëvendosje ofertën e parë që e kishin vendosur në tavolinë të diskutimit, shkruan Gazeta Express.

Sipas kësaj oferte, Lidhja Demokratike në krye me Isa Mustafën kanë kërkuar nga Albin Kurti që t’ia kthejnë pozitën e kryeparlamentarit, ku tashmë është emëruar Glauk Konjufca, ndërsa, kjo pozitë sipas këtij propozimi mund t’i kthehet LV-së, në rast se kandidati i LDK-së për president i merr votat që i duhen në Kuvend.

Rrjedhimisht, edhe ndarja e ministrive në mes të dy partive do të mbetej siç ishin dakorduar Mustafa dhe Kurti në takimin e parë, pra 5+5.

Kjo ofertë në parim nuk ishte pranuar nga Kurti që ia ka bërë të qartë LDK-së, se puna e kryeparlamentarit është e kryer dhe nuk do ta shkarkojnë Konjufcën.

Uji Dea

Mirëpo, të njëjtën sot gjatë ditës, siç ka njoftuar edhe LDK-ja e kanë kërkuar edhe zyrtarisht.

“Sot, kryetari i LDK-së z. Mustafa, me kërkesë të kryetarit të LVV-së z. Kurti, i ka dërguar me shkrim propozimin e LDK-së të shpalosur verbalisht në takimin e 8 janarit 2020”, kanë deklaruar sot LDK-ja.

Një ofertë partisë së Isa Mustafës iu është përcjellë së fundmi edhe nga LV-ja. Kurti, si zgjidhje për çështjen e kryeparlamentarit, ka ofruar shtimin e ministrive në 14, 6 prej tyre i shkojnë LDK-së, 5 LV-së dhe tri pakicave./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.