Eko Higjiena

OEK:Projektligji për duhanin stimulon kontrabandën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Përmbajtja e Projektligjit për duhanin, miratuar nga Qeveria e Kosovës, nuk u ka pëlqyer aspak bizneseve që merren me tregtimin e këtij malli. Oda Ekonomike kërkon që ky projektligj të rikthehet sërish në Qeveri për korrigjim, pasi i tillë siç është miratuar e stimulon kontrabandën dhe e kthen Kosovën në një vend eksperimental për hartimin e ligjeve të tilla.

Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që projektligji i miratuar nga Qeveria e Kosovës që të kthehet sërish, në mënyrë që të përmirësohen gabimet e bëra.

Ai ka thënë se Kosova nuk është e përgatitur që të ndalojë në 100 për qind të hapësirave publike pirjen e duhanit.

“Ne, nuk kemi bërë asnjë përgatitje për implementim të këtij projektligji. Vendet tjera kanë përgatitur hapësira të veçanta për pirjen e duhanit, e tek ne nuk është bërë asnjë hap”, ka thënë ai, duke shtuar se një ndalim i tillë ka rrezik të mos respektohet dhe kështu dëmtohet imazhi i Kosovës duke mos respektuar ligjet.

Mobi Casa

Mirëpo, sipas tij, e keqja më e madhe është shitja e cigareve nën banak, apo ndalimi 100 për qind i ekspozimit të tyre.

Kjo, sipas tij, bën që të dëmtohen tregu i lirë dhe të stimulohet informaliteti dhe kontrabanda. Ndalimi i ekspozimit do të mbështesë lulëzimin e kontrabandës dhe tregtinë e paligjshme në Kosovë, pasi produktet kontrabandë dhe produktet e falsifikuara do të shpërndahen dhe shiten më lehtë.

Projektligji për duhanin parashikon hapësira publike dhe hapësira pune 100 për qind të liruara nga duhanpirja, fuqizim të masave mbikëqyrëse të këtij ligji duke e inkuadruar në zbatimin e tij, krahas inspektorateve përgjegjëse (sanitar, shëndetësor, tregut, punës, arsimit, transportit) edhe Policinë e Kosovës, Agjencinë Antikorrupsion dhe duke rritur edhe vlerën e gjobave për shkelësit e ligjeve. (koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.