Mobi Casa

OEK: Rritet pakënaqësia e bizneseve

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), duke u bazuar në një analizë të bërë për tremujorin e dytë të këtij viti i ka identifikuar sektorët kyç që janë substancë e zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Safet Gerxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, ka thënë se sipas kësaj analize në sektorin kyç përfshihen tregtia me shumicë dhe pakicë, sektori i prodhimit, ndërtimtaria, shërbimet profesionale dhe hoteleri.

Sipas tij, në gjetjet kryesore për sa i përket vlerësimit të situatës aktuale të biznesit, në tre mujorin e dytë të vitit 2014, vërehet një përqindje e bizneseve që konsiderojnë situatën aktuale të pa kënaqshme, e cila ka shënuar rënie të lehtë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2014 dhe periudhën e njëjtë të vitit 2013.

Mobi Casa

Ai ka shtuar se edhe shkalla e papunësisë është pothuajse në rritje e sipër.

Gërxhaliu, ka bërë të ditur se 29 për qind e bizneseve të anketuara presin që punësimi të rritet. Këto rezultate sipas tij ishin të ngjashme nëse krahasohen me vitin 2013 – në tre mujorin e dytë.

“Aspekti social në Kosovë është mjaft shqetësues, kemi një shkallë të papunësisë e cila është pothuajse në rritje e sipër, kemi një varfëri ekstreme e cila është vërtetë mjaft demotivuese dhe kur i shtohet kësaj edhe varfëria e skajshme atëherë është një çështje që duhet gjithë neve të na preokupoj”, ka theksuar Gërxhaliu. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.