KKGJILAN

OEK publikon rezultatet e anketës ‘Monitorimi i Biznesit Kosovar’

/ 2 minuta lexim

Prishtinë – Oda Ekonomike e Kosovës publikoi sot rezultatet e anketës “Monitorimi i Biznesit Kosovar”. Të dhënat tregojnë se një e treta e bizneseve e konsiderojnë gjendjen e biznesit të tyre si jo të kënaqshme. Afër dy të tretat e bizneseve, ndërkaq, presin që situata e biznesit të përmirësohet në gjashtë muajt e ardhshëm.

Oda Ekonomike e Kosovës përmes anketës “Monitorimi i Biznesit Kosovar” tenton të mas tendencën e zhvillimit të bizneseve private në Kosovë .

“Çka është ajo gjetja kryesore, që më pas do të krahasohet çdo tre muaj. 32 % e bizneseve e vlerësojnë gjendjen e biznesit të tyre si të mirë, 37% si të kënaqshme, ndërsa 31 % si të pa kënaqshme, pra kemi një lloj proporcioni të barabartë të këtyre tri vlerësimeve, tregohet që ende një pjesë e konsideron gjendjen jo të kënaqshme, por kemi edhe optimizëm dhe kjo tregohet edhe në planifikimet që bëjnë ata për bizneset e tyre”, tha Berat Rukiqi, sekretari i përgjithshëm i Odës Ekonomike të Kosovës, transmeton RTK.

Mobi Casa

Ndërkaq, në mesin e pengesave për bizneset kosovare, qasja në financa ende mbetet sfida kryesore në 70% të bizneseve, derisa 20 % e tyre konsiderojnë se mungesa e kërkesës pengon zhvillimin e biznesit të tyre, tha Rukiqi.

Rukiqi bërë të ditur se për anketën mostra është bërë në 400 ndërmarrje në sektorin e tregtisë me pakicë dhe shumicë, prodhimtari dhe ndërtimtari.

Ky indikatorë llogaritet në më shumë se 100 vende dhe në Kosovë është realizuar me ndihmën e ekspertëve nga Instituti IFO nga Gjermania. Anketa është zhvilluar në mars dhe planifikohet të bëhet vazhdimisht në baza tremujore.