Fundamenti

OEK: Politika po instrumentalizon bizneset e mëdha

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson se tensionet nga fusha politike po barten në atë ekonomike dhe biznesore, si dhe po bëhen përpjekje që bizneset e mëdha të instrumentalizohen nga politika dhe të shfrytëzohen si mjet për qërim hesapesh mes kundërshtarëve politik.

OEK vlerëson gjithashtu se vakumi institucional, që mbizotëron në Kosovë që nga zgjedhjet e përgjithshme të qershorit, gjithë një e më shumë po reflektohet negativisht në zhvillimet ekonomike në vend, duke kërcënuar me dëme edhe më të mëdha për bizneset dhe qëndrueshmërinë e tregut, nëse ky vakum vazhdon pa fund.

“Për më tepër, kriza politike nëpër të cilën po kalon Kosova jo vetëm që në plan të përgjithshëm gjeneron pasojat negative për ekonominë, por ajo së fundi synon të hap fronte politike edhe në komunitetin e biznesit. Kosova nuk e ka komoditetin që të lejoj luftën e pafund politike për pushtet apo, që është edhe më e dëmshme, të lejoj që kjo luftë të ndizet edhe në mes pjesëtarëve të komunitetit të biznesit. Ajo, sidomos, këtë komoditet nuk e ka kur bëhet fjalë për ekonominë e brishtë, të cilës i duhet shteti i fortë dhe me politikat e qarta për të zhvilluar ekonominë dhe komunitetin e biznesit në njërën nga shtyllat kryesore të shoqërisë”, thuhet në një komunikatë të Odës.

Thonë se kjo është arsyeja përse Oda Ekonomike e Kosovës nuk mund të qëndrojë anash dhe indiferente ndaj tendencës së gjithë një e më të dukshme për keqpërdorimin e ekonomisë nga politika, e cila synohet të zbatohet edhe përmes disa mediave politikisht të kontrolluara.

Eco Higjiena

“Kjo tendencë është e papranueshme dhe sipas Odes Ekonomike të Kosovës dhe nga ajo duhet të hiqet dorë sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet në komunikatë.
Oda Ekonomike e Kosovës druan se zhvillime të tilla negative të implikimeve politike në ekonomi dhe komunitetin e biznesit shkaktojnë dëme të pariparueshme për imazhin e vendit, i cili nga ana tjetër synon të prezantohet si një vend me kushte të favorshme dhe tërheqëse për investimet e jashtme.

“Po i afrohemi fundit të vitit dhe bërjes së bilanceve të ndryshme ekonomike e financiare dhe kemi drojë se ai për shkallën e investimeve të jashtme do të pësoj rënie të rëndë”, vazhdon më tej komunikata.

Oda Ekonomike e Kosovës konsideron se ende ka shpresë që ky vit të mos shpallet i humbur ekonomikisht për shkak të zhvillimeve politike që e kanë quar vendin në mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, në prolongimin e papritur dhe të pakuptueshëm të konstitutimit të institucioneve të reja dhe në shpërthimin e luftës politike për pushtet, e cila nëse vazhdon me këtë dinamikë do ta detyronte Kosovën të paguaj çmim të madh ekonomik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.